TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Shpallen 643 përfitues të granteve, mbi 35% gra dhe shumë të rinj

by teve1
4 muaj ago
1
A A
Kurti: Shpallen 643 përfitues të granteve, mbi 35% gra dhe shumë të rinj

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se të premten janë shpallur 643 fermerë ndërmarrës përfitues nga gjithsej rreth 1 mijë e 200 aplikues për grante në industrinë agro-përpunuese.

Kurti ka thënë se ky është një rekord në mbështetjen publike për investime në bujqësi.

“Për herë të parë në historinë e Republikës së Kosovës shpallet një numër kaq i madh përfituesish të një skeme publike investimesh në një proces të vetëm,” ka deklaruar ai.

Sipas tij, rreth 35 për qind e përfituesve janë gra, ndërsa një pjesë e konsiderueshme janë të rinj që e shohin bujqësinë dhe sipërmarrjen rurale si mundësi zhvillimi.

Ai ka theksuar se përmes kësaj mase po mbështeten sektorë me potencial të lartë, si agroturizmi, përpunimi i produkteve bujqësore, prodhimi i mjaltit, kultivimi i bimëve mjekësore dhe aromatike, si dhe akuakultura.

“Përmes kësaj mase po mbështeten sektorë me potencial të lartë zhvillimor, si agroturizmi, përpunimi i produkteve bujqësore, prodhimi i mjaltit, kultivimi i bimëve mjekësore dhe aromatike, akuakultura dhe aktivitete të tjera që krijojnë më shumë vlerë të shtuar,” ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai ka shtuar se Kosova tashmë është bërë edhe bashkinvestuese në programe të këtij niveli, duke përmendur vitin 2023 si një pikë kthese në këtë drejtim.

Kurti ka shprehur mirënjohje për Qeverinë e Gjermanisë, Ambasadën Gjermane dhe GIZ-in për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

“Qeveria e Kosovës tashmë e ka vendosur fermerin dhe bujkun në qendër të politikave bujqësore. Mbi 350 milionë euro dhe me rreth 150 mijë përfitues është mbështetja direkte financiare përgjatë qeverisjes sonë,” ka theksuar ai.

Ai ka thënë se bujqësia mbetet sektor i rëndësishëm për ekonominë e vendit, duke përbërë 7.3% të Bruto Produktit Vendor.

“Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve. Që të bëjmë sa më pak, mundësisht aspak analiza pacientësh në spitale është e nevojshme të kemi sa më shumë, gjithnjë e më shumë analiza ushqimesh që na servohen. Prandaj, do t’ju mbështesim për standardizim e certifikim. Cilësia dhe ligjshmëria janë hovi i ardhshëm i shtimit të eksporteve, i zëvendësimit të importeve dhe i konkurrueshmërisë evropiane”, ka thënë Kurti.

Në fund, ai ka theksuar se “suksesi i fermerëve dhe prodhuesve është edhe suksesi i Republikës së Kosovës.”/teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

U vazhdohet edhe për 48 orë masa e ndalimit të dyshuarve për sulm ndaj kryetarit të Pejës

Djali 12-vjeçar i Arlinda Zekajt dërgohet në strehimore pas vrasjes së nënës

Peci thotë se kanë pushuar hetimet ndaj tij për grantet: Zyrtarët e LDK-së do të përballen me kallëzim penal

Peci thotë se kanë pushuar hetimet ndaj tij për grantet: Zyrtarët e LDK-së do të përballen me kallëzim penal

Kurti kritikon LDK-në: Të tregojë për kë janë 15 nënshkrimet dhe të caktojë kandidatin për president

​Kurti përuron Njësinë Koronare, premton kushte më të mira për pacientët dhe stafin mjekësor

Tiranë:Lirohen 12 protestues , gjykata cakton “detyrim paraqitje”

Tiranë:Lirohen 12 protestues , gjykata cakton “detyrim paraqitje”

Siria i quan sulmet vdekjeprurëse të Jordanisë shkelje “të papranueshme” të hapësirës ajrore

Siria i quan sulmet vdekjeprurëse të Jordanisë shkelje “të papranueshme” të hapësirës ajrore

Vuçiqi jep dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë

Bozhoviq paralajmëron: Vuçiqi u rrëzua, por strukturat e tij në Kosovë dhe rajon mbeten aktive

U vazhdohet edhe për 48 orë masa e ndalimit të dyshuarve për sulm ndaj kryetarit të Pejës

Djali 12-vjeçar i Arlinda Zekajt dërgohet në strehimore pas vrasjes së nënës

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Galatasarayt

Zhegrova në stol edhe ndaj Genoas

Haxhiu pritet në Shkup,riafirmohet bashkëpunimi ndërmjet dy parlamenteve

Haxhiu pritet në Shkup,riafirmohet bashkëpunimi ndërmjet dy parlamenteve

Ronaldo me shifër prej 975 golave në karrierë

Ronaldo drejt kthimit te Portugalia

Peci thotë se kanë pushuar hetimet ndaj tij për grantet: Zyrtarët e LDK-së do të përballen me kallëzim penal

Peci thotë se kanë pushuar hetimet ndaj tij për grantet: Zyrtarët e LDK-së do të përballen me kallëzim penal

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën