TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama kritikon Qeverinë: Kosova po humb fonde, investime dhe vende pune

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Rama uron Bajramin: Festë drite, shprese dhe harmonie për të gjithë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, duke e akuzuar për izolim ndërkombëtar, humbje të fondeve të Bashkimit Evropian dhe dëmtim të ekonomisë së vendit.

Në një reagim publik, Rama tha se pasojat e politikave të Qeverisë tashmë po ndihen nga bizneset, punëtorët dhe fermerët.

“Sot po shohim biznese që mbyllen. Po mbesim pa fonde të Bashkimit Evropian, ndërsa amerikanëve, për projektin e gazit, iu përgjigjëm me arrogancë: ‘Ne kemi ide më të mirë'”, ka deklaruar Rama.

Sipas tij, Kosova po humb investime dhe vende pune, ndërsa qytetarëve nuk po u krijohen mundësi për zhvillim ekonomik.

“Po humbim investime, po humbim vende pune, po humbim dinjitetin ekonomik të vendit. Ndërkohë, kjo qeveri po përpiqet t’i mbajë qytetarët peng të lëmoshave dhe premtimeve elektorale prej 100 eurosh, në vend që t’u krijojë mundësi dhe t’i lejojë të jetojnë me punën e tyre”, u shpreh ai.

Rama e cilësoi situatën si pasojë të një qeverisjeje të dështuar.

“Kjo është fatkeqësia që po e jeton Kosova si rezultat i një qeverie autokrate, të paaftë dhe papunëtore”, tha ai.

Në reagimin e tij, kryetari i Prishtinës tha se Bashkimi Evropian po i ridrejton fondet drejt vendeve të rajonit, ndërsa Kosova vazhdon të mbetet nën masa ndëshkuese.

“Bashkimi Evropian po ridrejton fondet drejt Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Kosova mbetet jashtë. Qeveria e Albin Kurtit na ka lënë nën masa ndëshkuese dhe larg partnerëve tanë”, deklaroi Rama.

Ai iu referua edhe situatës së fabrikës së qumështit Vita, duke thënë se pasojat po i bartin punëtorët, fermerët dhe bizneset vendore.

“E kur flasim për pasojat, sot e pagoi fabrika e qumështit Vita. E pësuan punëtorët. E pësuan fermerët. E pësuan pronarët. Nesër kush?”, pyeti ai.

Rama shtoi se Kosova po largohet nga aleatët e saj strategjikë dhe se zhvillimet e fundit janë shqetësuese për të ardhmen ekonomike të vendit.

“Kosova po ua kthen shpinën aleatëve që ndërtuan rrugën e lirisë dhe shtetësisë sonë, por edhe qytetarëve të saj që, me mund e përkushtim, ndërtuan fabrika dhe krijuan vende pune në Kosovën e lirë. Pamjet e sotme të kujtojnë vitet e ’90-ta, kur regjimi serb i largonte shqiptarët nga vendet e punës. Kjo është e dhimbshme dhe alarmuese”, përfundoi Rama.

Tags: perparim ramaQeveriareagimTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Protestë gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Protestë gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

Real Madridi vazhdon shkëlqimin, barazon pikët me Barcelonën

Real Madridi vazhdon shkëlqimin, barazon pikët me Barcelonën

Roma e mposht me lehtësi Sassuolon e “gardianit” të Kosovës

Roma e mposht me lehtësi Sassuolon e “gardianit” të Kosovës

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

Sigal Prishtina triumfon në “Karagaçi” ndaj Pejës, Bora fiton përballë Vëllaznimit

Sigal Prishtina triumfon në “Karagaçi” ndaj Pejës, Bora fiton përballë Vëllaznimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën