Vigan Qorrolli, deputet i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 7 qershorit të këtij viti, ka lëshuar akuza të forta ndaj ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Profesori universitar vlerëson se Osmani është e mbushur me mllef pasi që nuk arriti të bëhet edhe për një mandat presidente në legjislaturën e kaluar.
“Vjosa Osmani është me mllef dhe nuk përmirësohet. Ajo nuk lejoj garë mes saj dhe Glauk Konjufcës. Tash opozita pa bënë pazar. Qëllimi i tyre është dobësimi Kurtit. Opozita ka fituar zgjedhje për herë të fundit në vitin e largët 2006”, ka thënë Vigan Qorrolli në emisionin “Këndi i Debatit”.
Osmani e ka ushtruar rolin e presidentes për një mandat të plotë 5-vjeçar.
“Vjosa Osmani ka marr pjesë ne disa konferenca ndërkombëtare, ka qëndruar më shumë në avion se sa në tokë. Smira e saj ndaj Albin Kurtit është e madhe. Ajo ka mllef që nuk është bërë presidente për herë të dytë”, vlerësoi Qorrolli duke shtuar se Kosova ka nevojë për një president apo presidente të unitetit.
“Mllefi nuk e bënë të denjë Vjosa Osmanin. Kosovës i duhet një president politikisht normal, i cili është përbashkues që e përfaqëson unitetin e popullit. Ne nuk jemi republikë presidenciale. Vjosa Osmani më shumë ka qëndruar në avion e tash neve na duhet një president me këmbë në tokë”, tha ndër të tjera Vigan Qorrolli.
Tutje, ai ka thënë se Osmani nuk e meriton të jetë presidente e vendit.
“Në rast se Grupi Parlamentar është unik, dhe tashmë kemi zana se nuk kanë votë për znj. Osmani dhe unë rreshtona me Grupin Parlamentar. Mendoj se Vjosa Osmani nuk ka qenë presidente e mirë e Kosovës dhe nuk duhet të jetë presidente dhe besoj se nuk do të jetë”, është shprehur Qorrolli.
Qorrolli: Është e pandershme që opozita të vendos kushte për formimin e institucioneve








