Xhafer Raqi, 78-vjeçar me banim në Bregun e Diellit është zhdukur që nga orët e mëngjesit dhe familjarët nuk dinë për vendndodhjen e tij.
Raqi që vuan nga Demenca është zhdukur nga ora 08:00.
Familjarët kanë bërë thirrje që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij të lajmërojnë në numrin +383 44 737 900.
Ata poashtu kanë bërë të ditur se rasti është lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës.









