TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Biletat e “Trafikut Urban” më të shtrenjta nga sot, Komuna thotë se vendimi lidhet me digjitalizimin

Që nga sot, qytetarët e Prishtinës do të paguajnë më shtrenjtë për transportin urban. Rritja e çmimit të biletave ka nxitur reagime të shumta, ndërsa autoritetet komunale e arsyetojnë vendimin me procesin e digjitalizimit dhe zhvillimet e reja në sistemin e trafikut.

by tëvë1
4 muaj ago
1 0
A A

Autori: Arlind Beqiraj

Autobusët e trafikut urban çdo ditë e përshkojnë rrugën e njëjtë.

Por që nga e mërkura të njëjtë nuk do ta kenë edhe çmimin e biletave.

Kjo pasi çmimi i biletës njëdrejtimëshe nga 0.50 centë u rrit në 0.80 centë.

Ndërsa ajo ditore, do të kushtojë plot 0.40 centë më shumë.

E gjitha kjo pas një vendimi të Komunës së Prishtinës dhe Trafikut Urban.

Këtë ngritje të çmimit, nuk po e mirëpresin qytetarët.

E dikujt tjetër, ngritja e çmimit të biletave po i duket e arsyeshme.

“Me siguri rritja duhet me qenë e arsyeshme për shkak se janë ngritur çmimet e derivateve….”, u shpreh një qytetar.

E Komuna e Prishtinës, këtë ngritje të çmimeve, po e arsyeton me procesin e digjitalizimit.

“Shtrenjtimin, nëse e shohim si koncept, nëse i referohemi arsyeshmërisë së kryeqytetit në fazën e digjitalizimit dhe në fazën ku është duke ndryshuar komplet qasja e trafikut urban ndaj qytetit, atëherë edhe kjo biletë, themi, prej 10 cent ka ndryshuar në kuletën digjitale”, ka thënë Bajqinovci.

Sipas tij, ky vendim është marrë në koordinim me ekspertët.

“Rritja e çmimit ka ardhur pasi që kemi ekipet punuese të ekspertëve, edhe vendorë edhe ndërkombëtarë. Sipas asaj që kemi, rishikimit të buxhetit, pastaj duke e parë edhe databazën që e kemi, edhe financiare edhe operative, kemi ardhur deri te ky përfundim. Kini të sigurt se përditësimi i shtrenjtimit të biletave është bërë pas një kohe të gjatë që çmimet kanë qenë të njëjta”, ka thënë tutje Bajqinovci.

Ndryshe, ndryshim të çmimeve kishte edhe në llojet e tjera të biletave.

Kësisoj, ajo javore nga 1 korriku do të kushtojë 6 euro nga 4 sa ishte më parë.

Ndërsa për blerjen e biletës mujore, qytetarit tani do t’i duhen 18 euro.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti dhe Hamza janë takuar sot në Qeveri, nuk dihen detajet e takimit

Kurti dhe Hamza janë takuar sot në Qeveri, nuk dihen detajet e takimit

​Anulohet nisja e studentëve të Kosovës për në protestën në Shqipëri, organizatori: Mua më pret arrestimi atje

​Anulohet nisja e studentëve të Kosovës për në protestën në Shqipëri, organizatori: Mua më pret arrestimi atje

Kurti pret në takim Shefin e Zyrës së BE-së, atë të EULEX-it, si dhe ambasadorë të shteteve anëtare

Kurti pret në takim Shefin e Zyrës së BE-së, atë të EULEX-it, si dhe ambasadorë të shteteve anëtare

​Kosova pret avancim të marrëveshjeve rajonale nga samiti i Procesit të Berlinit në Mal të Zi

​Kosova pret avancim të marrëveshjeve rajonale nga samiti i Procesit të Berlinit në Mal të Zi

Rama paralajmëron masa drastike ndaj protestuesve të dhunshëm

Rama paralajmëron masa drastike ndaj protestuesve të dhunshëm

Kurti dhe Hamza janë takuar sot në Qeveri, nuk dihen detajet e takimit

Kurti dhe Hamza janë takuar sot në Qeveri, nuk dihen detajet e takimit

Manchester City mund të detyrohet të ndryshojë pronësi

Manchester City mund të detyrohet të ndryshojë pronësi

Vdes babai i Joshua Kimmich, mesfushori s’do të jetë sot kundër Arsenal

Vdes babai i Joshua Kimmich, mesfushori s’do të jetë sot kundër Arsenal

Pensionohet Armando Sadiku, ish-sulmuesi i Kombëtares var zyrtarisht këpucët

Pensionohet Armando Sadiku, ish-sulmuesi i Kombëtares var zyrtarisht këpucët

​Anulohet nisja e studentëve të Kosovës për në protestën në Shqipëri, organizatori: Mua më pret arrestimi atje

​Anulohet nisja e studentëve të Kosovës për në protestën në Shqipëri, organizatori: Mua më pret arrestimi atje

Kurti pret në takim Shefin e Zyrës së BE-së, atë të EULEX-it, si dhe ambasadorë të shteteve anëtare

Kurti pret në takim Shefin e Zyrës së BE-së, atë të EULEX-it, si dhe ambasadorë të shteteve anëtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën