TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Elvir Azizi riemërohet Drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së

by Tëvë1
1 ditë ago
0
A A
​Elvir Azizi riemërohet Drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së

Elvir Azizi është riemëruar edhe për një mandat si Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Vendimin për këtë e mori Bordi Drejtues i SHSKUK-së, në bazë të siç u tha në një njoftim, kompetencave ligjore dhe statutore.

Arsye për vazhdimin e mandatit të Azizit u përmendën “rezultatet e arritura gjatë periudhës së udhëheqjes së tij, si dhe në nevoja për të siguruar vazhdimësi institucionale”.

“Bordi thekson se gjatë periudhës 2023–2025, SHSKUK ka shënuar progres në shumicën e treguesve kryesorë të performancës. Numri i pacientëve të hospitalizuar është rritur për 11.9 për qind, numri i operimeve për 12.5 për qind, vizitat ambulatore për 24.6 për qind dhe shërbimet laboratorike për 20.5 për qind. Po ashtu, ekzaminimet me CT janë rritur për 12.7 për qind, ndërsa ato me MRI kanë shënuar një rritje prej 71 për qind”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga bordi, të martën.

Sipas këtij institucioni që menaxhon spitalet gjithandej vendit, është rritur edhe volumi i shërbimeve në kardiologjinë invazive, me 11.9 për qind më shumë koronarografi dhe 13.3 për qind më shumë implantime të stentave.

Në njoftim përmenden edhe projektet zhvillimore të realizuara gjatë mandatit të Azizit, përfshirë funksionalizimin e Cath Lab-it në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, investimet në Mjekësinë Nukleare, zgjerimin e kapaciteteve të Kardiokirurgjisë, hapjen e shërbimeve të reja në spitalet e përgjithshme, zhvillimin e programit të fertilizimit të asistuar (IVF), investimet në Qendrën Stomatologjike Universitare të Kosovës, si dhe forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë LuxDev dhe GIZ.

Megjithatë, Bordi Drejtues vlerëson se sistemi shëndetësor vazhdon të përballet me sfida të rëndësishme, si listat e pritjes, mungesat periodike të materialeve shpenzuese, si dhe nevoja për shtim të personelit dhe investimeve ndërsa u tha se këto sfida kërkojnë vazhdimësi në menaxhim dhe përfundimin e reformave e projekteve strategjike që janë në proces.

Tags: drejtorElvir AziziShKUKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia gjobit një kompani në Prizren, kamioni qarkullonte me ngarkesë të pasiguruar

Policia gjobit një kompani në Prizren, kamioni qarkullonte me ngarkesë të pasiguruar

PZAP e gjobit me 20 mijë euro Listën Serbe

PZAP refuzon të gjitha ankesat për rinumërimin e votave, KQZ-së i hapet rruga për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Kosova ekstradon në Gjermani një shtetas gjerman të kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar

Shtrenjtimi i biletave, VV: LDK e PDK po ua kalojë qytetarëve koston e dështimeve të veta

Dy të vdekur nga zjarri që përfshiu qytetin e Selanikut në Greqi

Trumpi falënderon Emirin e Katarit për Air Force One të ri

Trumpi falënderon Emirin e Katarit për Air Force One të ri

Një i lënduar nga aksidenti mes trenit dhe veturës në Fushë-Kosovë

Një i lënduar nga aksidenti mes trenit dhe veturës në Fushë-Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën