Një person ka vdekur mbrëmë në fshatin Zlipotok në Dragash pas lëndimeve të marra nga një mjet i mbrehtë.
Ai ishte lënduar pas një përleshje që ka ndodhur mes disa personave mbrëmë rreth orës 23:15 minuta.
Policia ka bërë të ditur se i ndjeri është dërguar për tretman mjekësor në QKMF-Dragash, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.
Për këtë rast i cili është cilësuar si “vrasje e rëndë”, një person është i dyshuar i cili gjendet në arrati.
Policia ka bërë të ditur se viktima është G.T, 47-vjeçar, kurse i dyshuari B.H, 47 vjeçar./teve1.info/







