TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Protesta e opozitës në Shqipëri, ambasada e SHBA-së paralajmëron shtetasit amerikanë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Protesta e opozitës në Shqipëri, ambasada e SHBA-së paralajmëron shtetasit amerikanë

Që në orët e mëngjesit, protestues nga pjesët tjera të Shqipërisë i janë përgjigjur ftesës së kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha. Kjo është protesta e parë e thirrur nga Berisha pas rimarrjes së udhëheqjes së PD-së në Shqipëri, e cila u përcoll me përçarje dhe trazira në radhët e demokratëve.

“Kjo është protesta që inauguron procesin e largimit të Edi Ramës nga pushteti. Protestat ndalen vetëm atëherë kur realizojnë qëllimin e tyre madhor”, tha Berisha. Ai shtoi se “sot protestojnë fuqishëm mbarë shqiptarët kundër manipulimit të votës dhe kundër Ballkanit të Hapur”.

Sali Berisha vazhdimisht ka akuzuar kryeministrin Rama për afërsi me Serbinë dhe e ka quajtur Ballkanin e Hapur “një projekt që nuk synon gjë tjetër veçse vendosjen e hegjemonisë serbe në rajon”.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk e ka komentuar tubimin e demokratëve, por ka paralajmëruar më herët se do të marrë pjesë më 7 korrik në inaugurimin e ByPass-it të qytetit të Vlorës.

Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin e quajti protestën e sotme, protestë private të Sali Berishës. Elisa Spiropali tha se ironike është që kundërshtarët më të ashpër të qeverisë, sot janë në fakt përballë atyre që do të jenë në shesh sonte.

“Do të doja të shihja ata që po i godet kriza e jo ata që janë bashkë-aksionerë në ashpërsimin e saj, jo ata që vijnë me Range Rover e përdorin si mish për topat e luftës për pushtet me të varfrit. Do të doja të shihja qytetarët e së nesërmes, jo komunistin e fundit të Europës që kërkon të vijë sërish në pushtet. Pi ujë Sali kudo të jesh, se është vapë e të pret një pasdite e lodhshme në protestën vetmitare dhe private. Po kërkon të shpikësh vetveten, por ti e di dhe vetë që uji yt ka sosur”, tha Spiropali nga foltorja e Kuvendit.

Në anën tjetër, Policia e Shtetit ka njoftuar se 1 mijë efektivë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë do të jenë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e protestës 3-orëshe, ndërkohë që godina e Kryeministrisë është blinduar me dyer dhe dritare hekuri.

Policia ka parashikuar kordonin e efektivëve në dyert e Kryeministrisë, ndërsa institucionet e larta të shtetit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të ruhen nga forcat speciale.

Ambasada Amerikane në Tiranë ka paralajmëruar shtetasit e saj që ndodhen në Shqipëri mbi protestën.

“Shtetasit amerikanë këshillohen që të shmangin grumbullimet e mëdha në qytet. Edhe pse shumë evente të tilla janë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediet vendase dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve të rendit për informacionet më të fundit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Përplasjet politike në Shqipëri vinë mes trazirash në Ballkan dhe një polarizimi në rritje ne rajon.

Ndonëse nuk janë të ndërlidhura, protestat në Shqipëri pasojnë protestat e dhunshme nga opozita në Maqedoninë e Veriut, tensionet politike që po lëkundin qeverinë e pakicës në Mal të Zi dhe paralajmërimeve për protesta në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku kriza politike mes tre komuniteteve pengon qeverisjen e vendit./rel

Tags: OpozitaSHBAShqiperia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Përmbytjet në Shqipëri: 1.587 banesa dhe mbi 13 mijë hektarë tokë nën ujë

Përmbytjet në Shqipëri: 1.587 banesa dhe mbi 13 mijë hektarë tokë nën ujë

Gjermania mbyll shkollat për shkak të motit të ligështuar

Gjermania mbyll shkollat për shkak të motit të ligështuar

Përmbytjet në disa zona, Rama: Shiu nuk ndalet me shpifje

Përmbytjet në disa zona, Rama: Shiu nuk ndalet me shpifje

Rusia sulmon Ukrainën me raketa hipersonike

Rusia sulmon Ukrainën me raketa hipersonike

Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri: Çdo lindje është një investim për të ardhmen tonë

Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri: Çdo lindje është një investim për të ardhmen tonë

Baraliu: LDK-ja vështirë të ngrihet, bëri veprime të pamatura

Baraliu: LDK-ja vështirë të ngrihet, bëri veprime të pamatura

Pse duhet të zgjidhet Haradinaj president, tregon Krasniqi

Pse duhet të zgjidhet Haradinaj president, tregon Krasniqi

Emisioni “Info Nata” 09.01.2026

Emisioni “Info Nata” 09.01.2026

Njërit prej të dyshuarve për dallaveret në Byronë e Sigurimeve i përkeqësohet gjendja shëndetësore në seancë gjyqësore

Njërit prej të dyshuarve për dallaveret në Byronë e Sigurimeve i përkeqësohet gjendja shëndetësore në seancë gjyqësore

Krasniqi: Sikur Kurti të punonte me ritmin e fushatës si kryeministër, do të kishim rezultate më të mira edhe në qeverisje

Krasniqi: Sikur Kurti të punonte me ritmin e fushatës si kryeministër, do të kishim rezultate më të mira edhe në qeverisje

Skandal diplomatik, Bërnabiq refuzon t’i takojë deputetët e BE-së

Skandal diplomatik, Bërnabiq refuzon t’i takojë deputetët e BE-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën