Kombëtarja e Portugalisë ka shënuar fitoren e parë në Kupën e Botës.
Të martën në Houston, Portugalia ka mposhtur Uzbekistanin me shifrat 5:0, në duelin që i takoi Grupit K.
Dy gola nga Cristiano Ronaldo dhe një tjetër nga Nuno Mendes, i kanë dhënë Portugalisë epërsinë komfore, qysh në pjesën e parë – 3:0.
Rezultati u zhbllokua në minutën e gjashtë kur Ronaldo realizoi pas asistimit të Joao Camcelos, ndërsa golin e dytë për Portugalinë e shënoi Nuno Mendes nga gjuajtja e lirë në minutën e 17-të.
Për 3:0 në pjesën e parë, shënoi Ronaldo në minutën e 39-të pas asistimit të Bruno Fernandesit kurse rezultati përfundimtar u vulos në pjesën e dytë.
Nematov realizoi autogol kurse Rafael Leao (87′) shënoi për 5:0.
Portugalia, tani i prinë grupit me 4 pikë kurse Uzbekistani u eliminua nga Botërori pasi tashmè regjistroi edhe humbjen e dytë në po aq ndeshje.











