Pas barazimit 1:1 të Zvicrës ndaj Katarit, Granit Xhaka shpërtheu në kritika. Xhaka kritikoi bashkëlojtarët e tij te “helvetikët”, sidomos zëvendësuesit.
Mesfushori kishte kritika edhe pas miqësores ndaj Australisë para fillimit të Kupës së Botës.
Mbrojtësi Ricardo Rodriguez në një intervistë për “Blick” deklaroi se e kupton Xhakën për kritikat e bëra.
Ai thotë se Xhaka kishte qëllime të mira.
“Unë jam person pozitiv që nuk i pëlqen konflikti. Por unë nuk jam thjesht i qetë. Unë gjithashtu shpreh mendimin tim brenda ekipit kur është e nevojshme. Por të gjithë janë të ndryshëm. Megjithatë, e di që Graniti kishte vetëm qëllime të mira”, u shpreh mbrojtësi i krahut.
Xhaka në ndeshjen e dytë shënoi gol në fitoren 4:1 të Zvicrës ndaj Bosnjë-Hercegovinës.
Duelin e radhës në fazën e grupeve, Zvicra e luan të mërkurën kundër Katarit nga ora 21:00 në kuadër të Grupit B.










