TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

115 vjet nga Kuvendi i Greçes

by teve1
4 muaj ago
0
A A
115 vjet nga Kuvendi i Greçes

Si sot 115 vite më parë, më 23 qershor 1911 mori jetë programi politik i pavarësisë së Shqipërisë Kuvendi i Greçes.

Në themelet e historisë së qëndresës dhe përpjekjeve të shqiptarëve, për autonomi, vetëqeverisje dhe një Shqipëri të lirë e të pavarur, Kuvendi i Greçes solli në jetë 12 kërkesat e memorandumit autonomist.

Kërkesat e Kuvendit të Greçes njihen me emrin historik Memorandumi i Greçes.

Ky kuvend u mbajt në pllajën e Greçës, në perëndim të Selcës, në Malësinë e Madhe dhe u hartua nga Luigj Gurakuqi dhe Ismail Qemali.

Me këtë akt kryengritja e armatosur e shqiptarëve të veriut kishte tani një program kombëtar në të cilin aderuan tashmë të gjithë shqiptarët.

Është shkruar shqip dhe frëngjisht dhe ia paraqiti Kuvendit të krerëve të kryengritjes Luigj Gurakuqi.

Memorandumi i Greçës parashtronte një program të plotë të autonomisë së Shqipërisë, ashtu siç ishte konceptuar ajo në platformën e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare qysh nga koha e Lidhjes së Prizrenit.

“Libri i Kuq”, i quajtur kështu memorandumi për shkak të ngjyrës së ballinës së broshurës në të cilën u shtyp, iu dorëzua nga përfaqësuesit e kryengritësve ambasadorit turk në Mal të Zi, Sadredin Beut, që e pranoi atë pa dhënë ndonjë përgjigje.

Për të pasur garancinë e Fuqive të Mëdha për plotësimin e kërkesave të tyre, një delegacion i kryengritësve, i përbërë nga Luigj Gurakuqi, Dedë Gjo Luli, Sokol Baci etj., ua dorëzoi Memorandumin e Greçës përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha në Cetinë.

Malësorët filluan dhe zhvilluan kryengritjen të vetëdijshëm se nuk kanë mundësi dhe forcë të mposhtin turqit, por të bindur se do të ndikojnë në përmirësimin e pozitës së tyre dhe të bindin opinionin demokratik evropian në zgjedhjen e problemit të shqiptarëve.

Në memorandum thuhej: “…na po bajmë fli për arsye të nalta politike dëshirat e pavarësisë që frymëzojnë popullin shqiptar tash pesë shekuj, e lypim vetëm autonomi të gjanë…”.

Memorandumi i Greçës i dha fund edhe qëndrimit pritës që kishin mbajtur deri atëherë disa komitete në krahinat e tjera të vendit, duke organizuar veprime sulmuese të armatosura për të detyruar turqit të njihnin këtë memorandum.

12 kërkesat e Kuvendit të Greçës

1. Garanci për të respektuar të drejtat, zakonet e besimet

2. Njohjen e plotë të kombit shqiptar me ato të drejta që kanë kombet e tjera

3. Liri të plotë për zgjedhjen e deputetëve

4. E drejta e shqiptarëve të mësojnë e përparojnë në gjuhën e vet

5. Organizimi i administrimit të Vilajeteve ku ndodhen shqiptarë

6. Të zgjedhurit e Valinjeve dhe tjerëve nëpunës të lartë të shtetit të bëhen në mes më të mirëve shqiptarë

7. Emërimi i një përfaqësuesi të sulltanit si inspektor i përgjithshëm që të mbikëqyrë zbatimin e atyre që u takojnë vendasve (shqiptarëve)

8. Gjuha shqipe të përdoret si gjuhë zyrtare për shqiptarët

9. Shërbimin e detyrueshëm ushtarak shqiptarët ta kryejnë në vendet e veta

10. Të ardhurat nga taksat të shfrytëzohen për ndërtimin e rrugëve, shkollave (shqipe) e tjerë

11. E drejta e kontrollit mbi buxhetin dhe shpenzimet lokale

12. Sigurimi i fondeve për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara gjatë kryengritjes, kthimin e të drejtës për mbajtjen e armëve e tjera

ShareTweet

Postime të ngjashme

Begaj: Fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është fitore e bashkimit

Begaj: Fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është fitore e bashkimit

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Haxhiu: Nuk e kuptoj ndryshimin e qëndrimit të PDK-së: Zgjedhja e presidentit është e rëndësishme

Haxhiu kërkon hetim të plotë për rastin e vrasjes së gruas në Pejë

Begaj: Fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është fitore e bashkimit

Begaj: Fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është fitore e bashkimit

Nga sot nis linja e re Prishtinë- Medine, realizohet udhëtimi i parë

Nga sot nis linja e re Prishtinë- Medine, realizohet udhëtimi i parë

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

Vrasja e një gruaje në Pejë, Abdixhiku: LDK kërkon hetim të plotë dhe të pavarur

Kryesia e Kuvendit diskuton për ekspozitën të cilës ia miratoi financimin

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje

Mashtroi qytetarët duke u paraqitur si përfaqësuese e një OJQ-je, i ngritët aktakuzë

Vrasja e gruas në Pejë, Prokuroria kërkon masa urgjente ndaj zyrtarëve të dyshuar për mospërmbushje të detyrave zyrtare

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët, në disa zona reshje shiu

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën