TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ish-komandanti i KFOR-it: Krerët e UÇK-së po gjykohen padrejtësisht, s’ka prova për ta në raportin e Martyt

by Lindrit Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
Ish-komandanti i KFOR-it: Krerët e UÇK-së po gjykohen padrejtësisht, s’ka prova për ta në raportin e Martyt

Erhad Buhler

Në një intervistë për Deutsche Welle, ish-komandanti përmend transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe zhvillimit të saj drejt një ushtrie.

“Kjo është një rrugë e gjatë dhe varet nga trasnformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe zhvillimi i saj drejt një ushtrie, që parashikohet edhe me ligjet e Kosovës. Këtu duhet të kryhen edhe shumë punë në rrafshin strategjik. Sa i përket FSK-së, ajo është shndërruar në një trupë të shkëlqyeshme, por ajo duhet të vendoset në bazat e duhura koncepcionale, të ketë strategjinë e duhur ushtarake dhe të bëhet kompatibël me forcat e NATO-s. Këtu duhet të bëhen edhe disa hapa të tjerë, në radhë të parë sa i përket funksionimit multilateral”, tha ai.

Sipas tij, gjasat më të mëdha të Kosovës janë që më shpejt të pranohet në Partneritetin për Paqe, por që edhe aty duhet të sigurojë miratimin e katër vendeve anëtare të NATO-s që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Këtu duhet të bëhen edhe disa hapa të tjerë, në radhë të parë sa i përket funksionimit multilateral. Por mendoj se Kosova shpejt do të mund të integrohej në programin Partneritet për Paqe. Por edhe këtu problemi kryesor është që me këtë vendim duhet të dakordohen të gjitha vendet anëtare, pra edhe katër vendet e NATO-s, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën. Edhe këtu kërkohet një angazhim më i madh për të bindur këto vende se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor dhe i Kosovës në NATO është në interesin tonë strategjik”, shtoi ai.

Po ashtu, Bühler ka folur edhe për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po akuzohen në Hagë për krime lufte.

Ai thekson se në kohën sa ishte ish-komandant, nuk kishte dëshmi konkrete për akuzat që ishin bërë për ta në raportin e Dick Martyt.

“Në kohën sa kam qenë unë komandat është publikuar raporti i zviceranit Dick Marty. Natyrisht që ne i kemi shikuar të gjitha arkivat dhe kemi bërë përpjekje që të gjejmë dëshmi konkrete për këto akuza, por nuk kemi gjetur. Nuk kemi gjetur asnjë dëshmi për këto pohime”, tha ai.

Madje, Bühler shprehu keqardhje për vonesat e shkaktuara nga ky proces duke thënë se faktet dhe provat kanë qenë të pakta në fillim të procesit.

“Unë i njoh tre prej tyre dhe gjithmonë nisem nga parimi, se secili njeri është i pafajshëm deri në vendimin përfundimtar të gjykatës. Natyrisht që ne e kemi përcjellë edhe të gjithë debatin për këtë çështje dhe shpreh keqardhje për zgjatjen kaq të madhe të proceseve. Është për të ardhur keq edhe fakti që provat kanë qenë kaq të pakta në fillim të procesit, sa që tani prokuroria po detyrohet të bëjë hetime të tjera të shumta pas publikimit të aktakuzës së parë’, shtoi ai.

Gjenerali Erhard Bühler ka lindur në vitin1956 in Aichach. Ndër të tjera ai ka qenë edhe komandant i trupave gjermane në Kosovë e më pas edhe komandant i KFOR-it. Prej vitit 2019 deri në prill të vitit 2020 ka qenë edhe komandant i Allied Joint Forces Command të NATOS në Brunssum. Ai vlerësohet si një prej njohësve më të mirë të gjendjes së sigurisë jo vetëm në Ballkan e Evropë, por edhe më gjerë. Ndërkohë gjenerali Erhard Bühler është zgjedhur edhe President i Shoqatës përmbledhëse të shoqatave gjermano-shqiptare në Gjermani./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sadiku: Shteti nuk zhvillohet me ndihma, në arsim e shëndetësi ka pasur dështime të mëdha

Sadiku: Shteti nuk zhvillohet me ndihma, në arsim e shëndetësi ka pasur dështime të mëdha

Ermal Sadiku tregon arsyet e aderimit në LDK

Ermal Sadiku tregon arsyet e aderimit në LDK

Qeveria mban mbledhje online në mbrëmje, këto janë vendimet

Policia jep detaje për rastin ku një person vdiq në Zubin Potok nga shpërthimi i një granate

Si u fsheh pas trupave për të mbijetuar, Behar Topilla?

Qëllohen me armë dy pjesëtarë të Gardës Kombëtare në Washington

“Këndi i Debatit” 26.11.2025

“Këndi i Debatit” 26.11.2025

“Elektroserver” lë pa rrymë shqiptarët e Çabrës në veri

“Elektroserver” lë pa rrymë shqiptarët e Çabrës në veri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën