TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shqipëria dhe Spanja forcojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe hetimeve

by teve1
3 muaj ago
0
A A
Shqipëria dhe Spanja forcojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe hetimeve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Drejtues Madhor Skënder Hita, mirëpriti në ambientet e DPPSh-së Ambasadorin Ventura, të shoqëruar nga Atasheu i Ministrisë së Brendshme të Spanjës dhe nga Oficeri Ndërlidhës pranë Ambasadës së Spanjës në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneriteti strategjik i ndërtuar ndër vite ndërmjet dy vendeve në fushën e sigurisë, duke vënë theksin te mekanizmat efektivë dhe konkretë si operacioni “Nomada” dhe Skuadra e Përbashkët Hetimore, me rezultate të prekshme në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe armëve të zjarrit, si dhe lëvizjes së paligjshme të emigrantëve.

Drejtori Hita konfirmoi vendosmërinë e Policisë së Shtetit për ta intensifikuar këtë bashkëpunim, përmes rritjes së numrit të operacioneve të përbashkëta dhe zgjerimit të shkëmbimit të informacionit në kohë reale.

Gjithashtu, ai vuri theksin te bashkëpunimi ndërmjet Akademisë së Sigurisë dhe Shkollës Kombëtare të Policisë së Spanjës, i cili do të shërbejë për modernizimin e mësimdhënies dhe trajnimin profesional të brezit të ri të efektivëve me metoda dhe kurrikula bashkëkohore.

Ndërkohë, Ambasadori Ventura shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe vlerësoi angazhimin e Policisë së Shtetit si një partner i besueshëm në rajon. Ai konfirmoi gjithashtu gatishmërinë e autoriteteve spanjolle për të intensifikuar bashkëpunimin me Policinë e Shtetit në fusha të tjera, me objektivin e përbashkët goditjen e krimit ndërkombëtar dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

SPAK kap disa të dyshuar të tjerë në skemën e mashtrimit të shtetasve të huaj online

SPAK kap disa të dyshuar të tjerë në skemën e mashtrimit të shtetasve të huaj online

Sulmet iraniane dëmtuan avionët amerikanë në bazën në Jordani, thotë zyrtari amerikan

Sulmet iraniane dëmtuan avionët amerikanë në bazën në Jordani, thotë zyrtari amerikan

Huthitë thonë se lundrimi në Detin e Kuq mbetet i sigurt për transportin global detar

Huthitë thonë se lundrimi në Detin e Kuq mbetet i sigurt për transportin global detar

Të gjymtuarit në Gaza i drejtohen Adidas pas reklamës: Ju i injoruat viktimat dhe festuat vrasësin

Të gjymtuarit në Gaza i drejtohen Adidas pas reklamës: Ju i injoruat viktimat dhe festuat vrasësin

Vuçiq përkujton Srebrenicën pa përmendur gjenocidin

Gazeta gjermane FAZ: Durimit të BE-së me Serbinë i erdhi fundi, Vuçiqi nuk duhet të tolerohet më

Haziri: Ish-ambasadori Walker e propozoi Faton Bislimin për president

Haziri: Ish-ambasadori Walker e propozoi Faton Bislimin për president

Haxhiu falenderon mërgatën që u regjistruan për të votuar: Mënyra më e bukur për ta vazhduar kontributin për Kosovën

Haxhiu në Ditën Kombëtare të Zvicrës: Kosova nuk e harron mbështetjen në vitet më të vështira

Avioni me destinacion Prishtinën pëson defekt gjatë ngritjes në Basel

Avioni me destinacion Prishtinën pëson defekt gjatë ngritjes në Basel

Haziri për bllokadën në Kuvend: Deklarata e Listës Serbe u përdor si pretekst i VV-së për bllokimin e procesit, LDK-ja nuk tërhiqet nga Shala

Haziri për bllokadën në Kuvend: Deklarata e Listës Serbe u përdor si pretekst i VV-së për bllokimin e procesit, LDK-ja nuk tërhiqet nga Shala

Haxhiu dhe Kurti nesër bëjnë homazhe për viktimat e 11 shtatorit

Haxhiu dhe Kurti nesër bëjnë homazhe për viktimat e 11 shtatorit

Zjarri i lirisë ndizet në Gjilan, veteranët bëjnë thirrje për pjesëmarrje në Marshin e Lirisë

Zjarri i lirisë ndizet në Gjilan, veteranët bëjnë thirrje për pjesëmarrje në Marshin e Lirisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën