Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës që vlejnë për sot në Kosovë.
Sipas vendimit të publikuar nga ministria, një litër naftë do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.39 euro, ndërsa benzina do të kushtojë deri në 1.33 euro për litër.
Ndërkaq, çmimi maksimal i gazit të naftës (LPG) është caktuar në 0.67 euro për litër.
Këto çmime vlejnë për të gjitha pikat e shitjes së derivateve në vend deri në publikimin e vendimit të radhës nga autoritetet kompetente. /teve1.info/










