TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kusari-Lila: Gratë po marrin rol gjithnjë e më të madh në biznes dhe ndërmarrësi

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Kusari-Lila: Gratë po marrin rol gjithnjë e më të madh në biznes dhe ndërmarrësi

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, hapi sot konferencën “Gratë në Biznes – She Rises”, ku vlerësoi progresin e grave në shoqëri dhe në botën e biznesit, duke theksuar se roli i tyre ka qenë vendimtar në periudhat më të vështira për vendin.

Në fjalën e saj, Kusari-Lila tha se gratë kanë mbajtur gjallë shpirtin e popullit në kohë sfiduese dhe se askush nuk ka mundur t’ua marrë vullnetin, përkushtimin dhe forcën për të ecur përpara.

Ajo theksoi se pjesëmarrja e grave në biznes ka shënuar rritje të vazhdueshme, duke kaluar nga 10 për qind në vitin 2017 në 18 për qind sot, çka sipas saj dëshmon për përparimin e arritur në fuqizimin ekonomik të grave.

“Ne kemi bërë një rrugë të gjatë. Sot sjellim histori pune, përkushtimi dhe vizioni, por edhe histori suksesi që tregojnë se kur grave u jepet mundësia, ato arrijnë rezultate të jashtëzakonshme”, tha ministrja.

Kusari-Lila vlerësoi se rruga e grave drejt suksesit nuk ka qenë e lehtë, por theksoi se sot ato qëndrojnë si dëshmi e potencialit, aftësive dhe kontributit të tyre në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.

Sipas saj, konferenca “She Rises” synon të promovojë dhe mbështesë ngritjen e grave në ndërmarrësi, duke krijuar hapësira për rrjetëzim, shkëmbim përvojash dhe fuqizim të mëtejshëm ekonomik të grave në Kosovë.

Ndërsa kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se gratë që kanë zgjedhur të investojnë, të ndërmarrin iniciativa biznesore dhe të udhëheqin kompani po japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit.

Duke folur në konferencën “Gratë në Biznes – She Rises”, Kurti theksoi se çdo biznes i udhëhequr nga gratë dhe çdo vend i ri pune që ato krijojnë kontribuon në ndërtimin e një ekonomie më të fortë dhe më të qëndrueshme.

Ai vlerësoi gjithashtu progresin e grave në jetën politike, duke thënë se vitet e fundit Kosova ka parë gjithnjë e më shumë gra që udhëheqin me dije, profesionalizëm dhe kompetencë të lartë.

Sipas tij, ky progres në skenën politike është dëshmi se kur grave u jepet hapësira dhe mundësia e nevojshme, ato arrijnë rezultate të rëndësishme dhe kontribuojnë në avancimin e shoqërisë.

Ai theksoi se një grua ekonomikisht e pavarur është një shtyllë e fortë për familjen, komunitetin dhe shoqërinë në tërësi.

Kurti shtoi se institucionet janë kujdesur që mbështetja për gratë të mos mbetet vetëm në nivel deklarativ, por të shoqërohet me masa konkrete përmes subvencioneve dhe lehtësimit të qasjes në financa.

Tags: “Gratë në Biznes – She Rises”konferencaMimoza Kusari - LilaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Drenori kritikon Kurtin për raportet me SHBA-në dhe VV-në për Specialen: Po krijohet pasiguri

Drenori kritikon Kurtin për raportet me SHBA-në dhe VV-në për Specialen: Po krijohet pasiguri

Ish-aktivisti i SNS-së së Vuçiqit: Banditë të paguar, blerje votash dhe para në dorë për operacione politike në Serbi

Ish-aktivisti i SNS-së së Vuçiqit: Banditë të paguar, blerje votash dhe para në dorë për operacione politike në Serbi

Maqedonci: Vendimmarrja në operacionet luftarake duhet të mbetet njerëzore

Maqedonci: Vendimmarrja në operacionet luftarake duhet të mbetet njerëzore

Arrestohen dy persona në Fushë-Kosovë, njëri serb dyshohet se kërcënoi një qytetar me armë

Arrestohen dy persona në Fushë-Kosovë, njëri serb dyshohet se kërcënoi një qytetar me armë

Drenori kritikon Kurtin për raportet me SHBA-në dhe VV-në për Specialen: Po krijohet pasiguri

Drenori kritikon Kurtin për raportet me SHBA-në dhe VV-në për Specialen: Po krijohet pasiguri

Pezullohen pesë zyrtarë policorë pas publikimit të videos ku 19-vjeçari me këmbë të thyer tërhiqej zvarrë

Pezullohen pesë zyrtarë policorë pas publikimit të videos ku 19-vjeçari me këmbë të thyer tërhiqej zvarrë

Përplasja me policinë në protestën e dhunshme, të riut i thyhet këmba

Përplasja me policinë në protestën e dhunshme, të riut i thyhet këmba

Rrahmani shënon, Napoli pëson nga Villarreali

Rrahmani shënon, Napoli pëson nga Villarreali

Berisha: Protesta e studentëve përballje epike

Berisha: Protesta e studentëve përballje epike

Arsenali triumfon thellë ndaj Lillet

Arsenali triumfon thellë ndaj Lillet

Vikingu barazon me Bayernin

Vikingu barazon me Bayernin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën