Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Portugalisë dhe Republikës Demokratike të Kongos në kuadër të Kupës së Botës 2026.
Pas 45 minutave, rezultati është i barabartë – 1:1, në ndeshjen që i takon Grupit K dhe po zhvillohet në Houston.
Përkundër dominimit të Portugalisë në posedimin e topit 80%-20%, Kongo ka arritur të shkojë në pushim me rezultatin e barabartë.
Portugalia avancoi në minutën e gjashtë të ndeshjes me anë të Joas Nevesit, por në minutën e pestë të kohës shtesë, Yoane Wissa barazoi shifrat.
Te Portugalia prej minutës së parë po luan Cristiano Ronaldo.










