Mbrojtësi i krahut të djathtë, Armend Thaqi do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së Gjilanit edhe për një periudhë të gjatë.
Klubi i Superligës së Kosovës, të mërkurën ka njoftuar se Thaqi ka rinovuar kontratën, e cila do të mbajë te Gjilani deri në verën e vitit 2028.
“Pas bisedimeve të zhvilluara në frymë të mirëkuptimit dhe besimit të ndërsjellë, palët kanë vendosur të zgjasin kontratën, duke konfirmuar vazhdimësinë e rrugëtimit të përbashkët dhe objektivave sportive të klubit në vitet e ardhshme. Armend Thaqi do të vazhdojë të jetë pjesë e rëndësishme e projektit të Sport Club Gjilanit, ndërsa klubi shpreh kënaqësinë për arritjen e këtij akordi dhe i uron futbollistit suksese të mëtejshme me fanellën kuqebardhë”, ka shkruar Gjilani.
Kështu që, Thaqi do të vazhdojë të luajë për skuadrën e Gjilanit edhe për dy sezonet e ardhshme.
Në sezonin e fundit, Thaqi ka bartur shiritin e kapitenit te Gjilani.










