TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rreziku për humbjen e 60 milionë eurove nga BE, Mulaj: Kriza politike dëmton imazhin e Kosovës

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Rreziku për humbjen e 60 milionë eurove nga BE, Mulaj: Kriza politike dëmton imazhin e Kosovës

Ish-ministri i Tregtisë, Ismet Mulaj, ka komentuar paralajmërimet se Kosova rrezikon të humbasë rreth 60 milionë euro nga “Plani i Rritjes” i Bashkimit Evropian, si pasojë e krizës politike në vend.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Mulaj ka theksuar se paqëndrueshmëria politike ndikon drejtpërdrejt në prishjen e imazhit të Kosovës tek partnerët ndërkombëtarë dhe investitorët potencialë, duke dekurajuar investimet dhe duke ngadalësuar zhvillimin ekonomik.

Sipas tij, mungesa e institucioneve funksionale, si Kuvendi dhe Qeveria, e vështirëson bashkëpunimin me Bashkimin Evropian dhe organizata të tjera ndërkombëtare, çka mund të çojë në mosrealizimin e fondeve të planifikuara.

“E para është prishja e imazhit të Kosovës tek partnerët ndërkombëtarë dhe investitorët potencialë. Krizat politike sjellin dekurajim të investimeve dhe rënie ekonomike, me më pak investime. Natyrisht, fondet e Bashkimit Evropian apo të organizatave tjera ndërkombëtare nuk do të vijnë në Kosovë nëse nuk ka institucione funksionale, si Kuvendi dhe Qeveria, dhe partnerë me të cilët mund të negociohet. Prandaj, klasa politike duhet të angazhohet që Kosova të mos hyjë nga një krizë në tjetrën, sepse dëmet janë të mëdha dhe pasojat i vuajnë qytetarët,” ka deklaruar Mulaj.

Ai ka shtuar se tejkalimi i krizës politike do t’i mundësonte Kosovës jo vetëm përfitimin e 60 milionë eurove, por edhe qindra miliona euro të tjera nga programet e BE-së.

“Tejkalimi i krizës politike sa më shpejt i sjell Kosovës jo vetëm këto 60 milionë euro, por edhe shumë fonde të tjera që janë me interes për vendin,” ka thënë ai.

Mulaj ka apeluar për zgjidhje të shpejtë të krizave politike dhe ndërtim të institucioneve funksionale që mund të negociojnë me partnerët ndërkombëtarë.

Ndryshe, në takimin e Komitetit Monitorues BE–Kosovë për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, është paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë rreth 60 milionë euro në qershor, dhe deri në 250 milionë euro deri në fund të vitit, nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian.

Sipas diskutimeve në takim, këto rreziqe lidhen me vonesat në zbatimin e reformave dhe mosfunksionalizimin e institucioneve.

Po ashtu, janë përmendur afatet e 30 qershorit, 15 korrikut dhe fundi i vitit si data kyçe për përmbushjen e obligimeve, nga të cilat varen qindra miliona euro për Kosovën./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gojnovci: Kërkesat e LDK-së ndaj VV-së janë të ekzagjeruara, oferta për bashkëpunim është gjeneroze

Gojnovci: Kërkesat e LDK-së ndaj VV-së janë të ekzagjeruara, oferta për bashkëpunim është gjeneroze

Një person i lënduar rëndë nga detonimi i një veture në Gjilan

Një person i lënduar rëndë nga detonimi i një veture në Gjilan

Dyshohet për shpërthim në një veturë në Gjilan

Dyshohet për shpërthim në një veturë në Gjilan

Shkodra: Veprimet e partive opozitare do ta shtyjnë Kurtin ta formojë Qeverinë i vetëm

Asllani transferohet te RB Leipzig, raporton Fabrizio Romano

Asllani transferohet te RB Leipzig, raporton Fabrizio Romano

Një person i lënduar rëndë nga detonimi i një veture në Gjilan

Një person i lënduar rëndë nga detonimi i një veture në Gjilan

“InfoNata” 05.08.2026

“InfoNata” 05.08.2026

Dyshohet për shpërthim në një veturë në Gjilan

Dyshohet për shpërthim në një veturë në Gjilan

Shkodra: Veprimet e partive opozitare do ta shtyjnë Kurtin ta formojë Qeverinë i vetëm

Shkodra: Veprimet e partive opozitare do ta shtyjnë Kurtin ta formojë Qeverinë i vetëm

Gashi: Disa grupe brenda LDK-së e duan Abdixhikun president për ta liruar postin e kryetarit

Gashi: Disa grupe brenda LDK-së e duan Abdixhikun president për ta liruar postin e kryetarit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën