TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Serbia veproi më shpejt se Kosova për gazsjellësin”, Kosova shpenzoi 735 milionë euro për import të energjisë

by Tëvë1
2 orë ago
2
A A
“Serbia veproi më shpejt se Kosova për gazsjellësin”, Kosova shpenzoi 735 milionë euro për import të energjisë

Varësia e Kosovës nga importi i energjisë elektrike po e ekspozon vendin ndaj luhatjeve të tregut rajonal dhe çmimeve që nuk mund t’i kontrollojë, derisa vetëm gjatë katër viteve të fundit janë shpenzuar rreth 735 milionë euro për blerjen e energjisë nga jashtë.

Kështu deklaroi në një intervistë për KosovaPress zyrtari për çështje ekonomike në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Micah Savidge, i cili tha se Kosova duhet të vlerësojë me kujdes opsionet për forcimin e sigurisë energjetike afatgjatë.

Savidge thekson se Serbia tashmë ka rezervuar gjysmën e kapacitetit të një gazsjellësi rajonal që po përfundon së ndërtuari, derisa ka vlerësuar se Kosova mund të kishte siguruar më shumë kapacitete furnizimi po të kishte vepruar më herët.

Sipas tij, qasja në gazin natyror të lëngshëm (LNG), e mbështetur nga një marrëveshje afatgjatë me një furnizues amerikan, mund t’i ofrojë Kosovës kosto më të parashikueshme të energjisë dhe të mbështesë prodhimin vendor të energjisë elektrike.

“Mendoj se varësia aktuale e Kosovës nga importi i energjisë elektrike i ekspozon konsumatorët dhe bizneset ndaj luhatjeve të tregut rajonal, veçanërisht gjatë periudhave me kërkesë të lartë dhe furnizim të kufizuar. Dëshiroj të theksoj se, sipas të dhënave doganore, gjatë katër viteve të fundit Kosova ka shpenzuar afërsisht 735 milionë euro për importin e energjisë elektrike, përfshirë 259 milionë euro vetëm gjatë vitit 2025”, tha Savidge.

Ai shtoi se, pa kapacitete të reja prodhuese, Kosova ka gjasa të vazhdojë të mbështetet në importet e energjisë edhe në të ardhmen.

“Prandaj, këtu shtrohet një pyetje e rëndësishme për Kosovën: si të forcojë sa më mirë sigurinë energjike afatgjatë? A është më mirë të sigurohen furnizime të parashikueshme të energjisë për prodhimin vendor të energjisë elektrike, ku shpenzimet mund të parashikohen më lehtë apo është më mirë që të varet nga importi i energjisë elektrike nga vendet fqinje me çmime tregu, të cilat Kosova nuk mund t’i kontrollojë dhe që mbesin të cenueshme nga luhatjet e jashtme?”, deklaroi ai.

Duke folur për projektet rajonale të gazit, Savidge tha se aktualisht nuk ka gazsjellës që furnizon Kosovën, por ekzistojnë plane për lidhjen e vendeve të rajonit dhe pjesës më të madhe të Evropës me rrjete që do të furnizohen me LNG amerikan.

Ai theksoi se koha është faktor kyç për sigurimin e kapaciteteve të furnizimit, duke sjellë si shembull gazsjellësin që lidh Aleksandropolin e Greqisë me Shkupin e Maqedonisë së Veriut.

“Një shembull i kësaj është gazsjellësi nga Aleksandropolisi i Greqisë në Shkup të Maqedonisë së Veriut, i cili aktualisht është duke u përfunduar. Por në fund të majit, gjysma e kapacitetit të planifikuar përfundimtar që do të kalojë përmes atij gazsjellësi tashmë është rezervuar nga Serbia, e cila do ta marrë atë përmes një lidhjeje tjetër. Pra, nëse Kosova do të kishte vepruar më herët, ajo mund të kishte qenë në gjendje të siguronte një pjesë më të madhe të kapacitetit të ardhshëm të furnizimit”, tha Savidge në një intervistë për KosovaPress.

Sipas tij, sa më shpejt që Kosova të vendosë t’i bashkohet integrimit rajonal të infrastrukturës së gazit, aq më të favorshme mund të jenë kushtet për kontratat e ardhshme të furnizimit, ndërsa vonesat mund të kufizojnë mundësitë në dispozicion.

Tags: enegjiagaziKosovaSerbiaSHBA
ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: VV mund të sigurojë edhe mandatin e 53-të pas numërimit të votave të diasporës

Spahiu: VV mund të sigurojë edhe mandatin e 53-të pas numërimit të votave të diasporës

Terras në Parlamentin Evropian: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE

Terras në Parlamentin Evropian: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE

KFOR-i, zjarrfikësit dhe emergjencat, stërvitje të përbashkët në Bondsteel

KFOR-i, zjarrfikësit dhe emergjencat, stërvitje të përbashkët në Bondsteel

Epoka 27-vjeçare e ujit falas në veri drejt fundit

Epoka 27-vjeçare e ujit falas në veri drejt fundit

Spahiu: VV mund të sigurojë edhe mandatin e 53-të pas numërimit të votave të diasporës

Spahiu: VV mund të sigurojë edhe mandatin e 53-të pas numërimit të votave të diasporës

Terras në Parlamentin Evropian: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE

Terras në Parlamentin Evropian: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE

Zelensky falënderon udhëheqësit e G7 për “idetë e forta” për ta detyruar Rusinë drejt paqes

Zelensky falënderon udhëheqësit e G7 për “idetë e forta” për ta detyruar Rusinë drejt paqes

Rama për Vanity Fair: Investimet në jug konform standardeve të BE-së, nuk e jap dorëheqjen

Rama për Vanity Fair: Investimet në jug konform standardeve të BE-së, nuk e jap dorëheqjen

“Ditari”- 16.06.2026

“Ditari”- 16.06.2026

Suedia miraton ligje të reja që ashpërsojnë masat ndaj imigracionit

Suedia miraton ligje të reja që ashpërsojnë masat ndaj imigracionit

Musk hedh një tjetër hap në kompaninë e tij, SpaceX blen gjigantin e kodimit me Inteligjencë Artificiale

Musk hedh një tjetër hap në kompaninë e tij, SpaceX blen gjigantin e kodimit me Inteligjencë Artificiale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën