Skuadra e Serie A Venezia ka bërë një ofertë zyrtare prej 6 milionë eurove për sulmuesin e Sparta Pragës Albion Rrahmani.
Ylli i Kosovës është dëshira e madhe e klubit të sapo promovuar në Itali, të cilët duan disa përforcime për sezonin e ardhshëm.
“Në orët e fundit, Venezia ka dërguar te Sparta Praga një ofertë prej 6 milionë eurove. Aktualisht, klubi çek e ka refuzuar dhe po kërkon 10 milionë euro”, thuhet ndër të tjera në raportim.
Përndryshe, është ende e paqartë nëse marrëveshja do të finalizohet shkaku i çmimit të lartë që po kërkon Sparta Praga.
Rrahmani ndërkohë kaloi një sezon fantastik sezonin e kaluar, ku shënoi 16 gola e dhuroi katër asistime në të gjitha garat, në 49 paraqitje.











