Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë në prag të rekordit për paraqitje në Kupën e Botës.
Messi me Argjentinën dhe Ronaldo me Portugalinë pritet të paraqiten për herë të gjashtë në Botëror.
Por a mund të takohen në ndonjë fazë të Botërorit?.
Argjentina përballet me Algjerinë, Austrinë dhe Jordaninë në Grupin J.
Nëse përfundon e para në grup, siç pritet, do të përballen me ekipin e vendit të dytë të Grupit H më 4 korrik në 1/32 e finales, shkruan “ESPN” të hënën.
Në Grupin H janë Spanja, Uruguai, Kepi i Gjelbër dhe Arabia Saudite.
Portugalia përballet me Kongon, Uzbekistanin dhe Kolumbinë.
Edhe Portugalia pritet ta mbyll fazën e grupeve në vendin e parë. Nëse ia del, Portugalia do të përballet me përfaqësuese nga vendet e treta të grupeve D, E, I, J, L më 4 korrik.
Sipas analizës së “ESPN”, nëse Argjentina dhe Portugalia fitojnë grupet e më pas mposhtin kundërshtarët në 1/32 dhe 1/16 e finales, “do të jemi gati për një çerekfinale të jashtëzakonshme midis Argjentinës dhe Portugalisë”.
“Megjithatë, nëse të dyja përfundojnë të dytat në grupet përkatëse, situata mund të bëhet më dramatike. Ata mund të përballen në 1/16 e finales”, shkruan “ESPN”.
Messi me Argjentinën e ka fituar Kupën e Botës në vitin 2022.
Ronaldo me Portugalinë ka humbur në gjysmëfinale në vitin 2006. Është arritja më e madhe e Ronaldos në Kupën e Botës.










