Portugalia nuk shijoi plazhin siç kishte bërë në Miami, për shkak të një stuhie të fuqishme që ua prishi plotësisht planet portugezëve. Koha e tyre e lirë u shndërrua në një makth të vërtetë.
Sipas “A Bola”, policia e rrethoi plazhin për të parandaluar çdo problem para se të godiste stuhia.
Joao Felix, Pedro Neto, Ruben Dias, Bernardo Silva, Cancelo Trinçao, Samu Costa shkuan për të bërë not, por u është bërët thirrje të dalin menjëherë.
Prania e policisë u rrit, ndërsa për të parë situatën kishte dalë edhe përzgjedhësi i Portugalisë, Roberto Martinez.
Por kjo nuk ishte e tëra. Seanca stërvitore e planifikuar, e cila përfshinte edhe një konferencë për media, u pezullua për shkak të shiut të rrëmbyeshëm. Ekipi portugez u detyrua të qëndroj në autobus. Pas anulimit të stërvitjes, ekipi i Portugalisë u kthye në hotel.










