Skuadra e Venezias, që është promovuar në Serie A, ka ofruar 6 milionë euro për sulmuesin e Kosovës, Albion Rrahmani, shkruan të hënën “Trivenetogoal”.
Rrahmani është pjesë e klubit nga Çekia, Sparta Praga.
Mësohet se Sparta e Pragës e ka refuzuar ofertën e fundit të bërë nga Venezia.
Klubi i madh çek për kartonin e Rrahmanit po kërkon 10 milionë euro.
Venezia është shumë e interesuar që gjatë afatit kalimtar veror të blejë një qendërsulmues.
Drejtuesit e Venezias tashmë kanë kontaktuar me menaxherin e Rrahmanit. Por megjithatë nuk është ende e sigurt se a do të finalizohet marrëveshja.










