TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mujaj: Diaspora s’e jeton jetën tonë, vota e saj nuk është reale

by teve1
3 orë ago
6
A A
Mujaj: Diaspora s’e jeton jetën tonë, vota e saj nuk është reale

Avokati, Muhamet Mujaj ka deklaruar se vota e diasporës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit në Kosovë nuk është reale, pasi sipas tij nuk bazohet në rezultate konkrete dhe të prekshme të qeverisjes.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Mujaj ka thënë se diaspora vazhdon ta mbështesë partinë në pushtet duke besuar se ajo po krijon kushte më të mira për qytetarët në Kosovë, megjithëse, sipas tij, mungojnë përfitimet e dukshme për vetë diasporën.

Ai ka theksuar se diaspora nuk e përjeton përditshmërinë e qytetarëve që jetojnë në Kosovë, pasi shumica e mërgimtarëve qëndrojnë në vend vetëm për periudha të shkurtra gjatë vitit.

“Është prekur elementi kombëtar aq shumë, sa që shumica e diasporës e votojnë partinë në pushtet duke pretenduar se ajo po krijon kushte të mira për qytetarët brenda Kosovës. Por realisht, sa ka kontribuar për diasporën? Cilat janë ato të mira të prekshme që LVV-ja i ka bërë për diasporën? Është e vërtetë që diaspora vjen dhe qëndron një muaj më së shumti në Kosovë ose dy javë, por nuk e jeton jetën që e jetojmë ne çdo ditë. Pra, absolutisht nuk është reale vota e diasporës, sepse duhet të jetë i prekshëm rezultati. Cili është ai rezultat? Çfarë ka bërë partia në pushtet për diasporën? Kjo është pyetja”, ka deklaruar Mujaj.

Mujaj ka shtuar se kritika e tij nuk i drejtohet vetëm një subjekti politik, por të gjitha partive.

Megjithatë, ai ka kujtuar se partia në pushtet kishte premtuar ndryshime të mëdha në shumë sektorë, përfshirë edhe çështjet që lidhen me diasporën.

“Kur e them që diaspora nuk e ka votën reale, unë po flas për të gjitha partitë. Por partia në pushtet ka ardhur me premtime për ndryshime të mëdha në sistemin tonë, në të gjitha segmentet, dhe në mesin e tyre edhe çështjet e diasporës, të cilat e preokupojnë diasporën”, ka thënë ai.

I pyetur se pse diaspora vazhdon t’i japë mbështetje të madhe Lëvizjes Vetëvendosje, Mujaj ka thënë se arsyeja kryesore është aspekti emocional.

“Është prekur ana emocionale. Të jetosh nga distanca krijon një lloj emocionaliteti dhe për këtë arsye është prekur ana emocionale e diasporës”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, me të gjitha votat e numëruara nga përfaqësitë diplomatike dhe 33.63 për qind të votave me postë të përpunuara, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë rezultatin e zgjedhjeve.

Sipas të dhënave të deritanishme, votat e diasporës i kanë sjellë LVV-së tri mandate shtesë në Kuvendin e Kosovës, krahasuar me numrin e mandateve të siguruara nga votat e rregullta brenda vendit.

Bazuar në rezultatin aktual, LVV ka 45.17 për qind të votave, që përkthehen në 51 mandate nga 100 ulëset e ndara sipas votave të përgjithshme.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 20.25 për qind të votave dhe 23 mandate, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 17.19 për qind të votave ose 19 mandate.

Aleanca ka marrë 6.95 për qind të votave, duke siguruar shtatë mandate.

Këto rezultate reflektojnë numërimin e 91.7 për qind të vendvotimeve gjithsej.

Procesi i numërimit ende nuk ka përfunduar, pasi mbetet të numërohen votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Ndërkohë, 20 ulëse në Kuvend janë të garantuara për komunitetet joshumicë, prej të cilave dhjetë i takojnë komunitetit serb.

Sipas rezultateve aktuale, Lista Serbe ka siguruar nëntë mandate, ndërsa një mandat ka fituar iniciativa “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”.

Mandatet e tjera ndahen mes subjekteve politike të komuniteteve joshumicë, përfshirë KDTP, VAKAT, IRDK, SDU, NDS, PSA, PLE, JGP dhe PREBK./teve1.info/

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Rrëfimi emocional i të mbijetuarit të Reçakut pas arrestimit të pesë serbëve

Rrëfimi emocional i të mbijetuarit të Reçakut pas arrestimit të pesë serbëve

“I kam humbë 10 kilogramë” – Pas 1500 kilometrave vrapim, Miridon Mulolli mbërrin nga Gjermania në Kosovë

“I kam humbë 10 kilogramë” – Pas 1500 kilometrave vrapim, Miridon Mulolli mbërrin nga Gjermania në Kosovë

Asamblisti i LVV padit QKMF-në e Ferizajt – Përgjigjet QKMF: Është shantazh për t’ia punësuar vëllanë

Asamblisti i LVV padit QKMF-në e Ferizajt – Përgjigjet QKMF: Është shantazh për t’ia punësuar vëllanë

Ky është vendi ku humbi jetën 69-vjeçarja pas aksidentit – aktivizohet Ministria e Infrastrukturës

Ky është vendi ku humbi jetën 69-vjeçarja pas aksidentit – aktivizohet Ministria e Infrastrukturës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën