TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Telekomi i Kosovës ka siguruar qasje të gjerë në Kupën e Botës FIFA 2026 për qytetarët e Kosovës

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Telekomi i Kosovës ka siguruar qasje të gjerë në Kupën e Botës FIFA 2026 për qytetarët e Kosovës

Telekomi i Kosovës, si kompani publike që operon në treg sipas parimeve komerciale dhe financohet nga aktiviteti i vet biznesor, ka investuar në sigurimin e të drejtave ekskluzive të transmetimit të Kupës së Botës FIFA 2026 për territorin e Republikës së Kosovës.

Duke marrë parasysh interesimin e madh të publikut për këtë ngjarje sportive dhe diskutimet e ditëve të fundit, e konsiderojmë të rëndësishme të sqarojmë disa fakte.

Në bazë të marrëveshjeve që rregullojnë këto të drejta transmetimi, 64 nga gjithsej 104 ndeshje të Kupës së Botës transmetohen pa pagesë shtesë për të gjithë qytetarët e Kosovës përmes Radiotelevizionit të Kosovës (RTK). Kjo do të thotë se pjesa më e madhe e ndeshjeve të kësaj ngjarjeje sportive është e qasshme për publikun e gjerë pa asnjë kufizim dhe pa ndonjë obligim financiar.

Njëkohësisht, mbi 20,000 klientë të shërbimeve fikse të Telekomit të Kosovës kanë qasje në të gjitha 104 ndeshjet e Kupës së Botës pa pagesë shtesë, si pjesë e shërbimeve që tashmë përdorin.

Për 40 ndeshjet që transmetohen ekskluzivisht, me qëllimin e vetëm që asnjë qytetari të mos i pamundësohet shikimi i botërorit, Telekomi i Kosovës ka krijuar një model të hapur qasjeje, i cili u mundëson të gjithë qytetarëve të Kosovës t’i ndjekin këto ndeshje përmes platformës TV Vala kundrejt një pagese të vetme prej 20 eurosh për komplet botërorin. Kjo mundësi është e disponueshme për të gjithë përdoruesit e internetit në Kosovë, pavarësisht operatorit nga i cili marrin shërbimet.

Për më tepër, Telekomi i Kosovës ka qenë dhe mbetet i hapur për bashkëpunim komercial me operatorët e tjerë të tregut, duke u ofruar atyre mundësinë që përmbajtjen e plotë të Kupës së Botës ta përfshijnë në platformat e tyre dhe t’ua ofrojnë klientëve të vet sipas modelit që e konsiderojnë të përshtatshëm.

Prandaj, pretendimet se qytetarëve të Kosovës u është pamundësuar përcjellja e Kupës së Botës nuk qëndrojnë. Përkundrazi, përmes kombinimit të transmetimeve publike në RTK, qasjes së plotë për klientët e Telekomit dhe mundësisë së hapur për të gjithë përdoruesit e internetit, Telekomi i Kosovës ka krijuar mekanizma që kjo ngjarje të jetë sa më e qasshme për publikun.

Telekomi i Kosovës mbetet i përkushtuar që përmes investimeve në përmbajtje sportive, teknologji dhe shërbime të avancuara të krijojë vlerë të shtuar për klientët e vet dhe për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Oferta jonë mbetet e hapur për individët dhe operatorët e interesuar që dëshirojnë të kenë qasje në përmbajtjen e plotë të Kupës së Botës FIFA 2026.

Artikull i sponserizuar 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

34 vjeçari gjendet pa shenja jete në një lum në Han të Elezit

​KEK ndalon Njësinë A4 pas parregullsive teknike

​KEK ndalon Njësinë A4 pas parregullsive teknike

Tërhiqen nga tregu edhe 7 produkte të qumështit

Tërhiqen nga tregu edhe 7 produkte të qumështit

Policia e Kosovës sekuestron tre kg marihuanë, i del punë të përdorë edhe armën e zjarrit

Analisti kroat: Vuçiq po përpiqet ta destabilizojë Podgoricën dhe ta frenojë rrugën e saj drejt BE-së

Sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë për shkak të vapës

Ndalohet qarkullimi i mjeteve mbi 20 ton në autoudhë nga ora 11:00-17:30

Vidhen pajisje me vlerë rreth 550 euro në një pompë derivatesh në Zubin Potok

Publikohen çmimet e derivateve për sot, ja sa kushton nafta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën