TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ish-pjesëtari i ISIS-it dënohet për spiunazh te BIA serbe, rasti ishte zbuluar nga AKI dhe institucionet tjera

by TËVË 1
3 orë ago
3
A A
Ish-pjesëtari i ISIS-it dënohet për spiunazh te BIA serbe, rasti ishte zbuluar nga AKI dhe institucionet tjera

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Hysri Selimit, duke e dënuar me 6 vjet burgim për spiunazh.

Selimi, i cili më parë ka qenë i dënuar edhe për pjesëmarrje në ISIS, u dënua me 6 vjet burgim për spiunazh, i cili dënim ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, raporton “Betimi për Drejtësi“.

I njëjti obligohet të paguajë edhe 100 euro për paushallin gjyqësor dhe 50 euro të tjera për Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Selimit iu vazhdua masa e paraburgimit. Ai nuk ishte i pranishëm në shpallje.

Në seancën fillestare më 23 shtator 2025, Selimi ishte deklaruar i pafajshëm.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë të ngritur më 9 shtator 2025, Hysri Selimi ngarkohej se nga muaji nëntor 2009 e deri në arrestimin e tij më 6 maj 2025, si i rekrutuar nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (që njihet si BIA), në vazhdimësi ka ndihmuar punën e këtij shërbimi në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informatave që kanë të bëjnë me veprimtarinë e pjesëtarëve të UÇK-së, vrasjet gjatë luftës, personat e radikalizuar dhe numrin e pjesëmarrjes së tyre në luftën në Siri.

Aktakuza thotë se i akuzuari, sipas kërkesave dhe udhëzimeve të zyrtarëve të BIA-s (të cilin paraprakisht e kishin pajisur me telefona të mençur dhe me mjete financiare, duke i premtuar edhe blerjen e një shtëpie) më 22 nëntor 2015 kishte udhëtuar në Siri, përmes aeroportit të Stambollit, me mision të caktuar nga BIA.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Selimi fillimisht iu bashkua organizatës terroriste ISIS, pastaj dërgoi informacione tek zyrtarët e BIA-s në lidhje me numrin e pjesëmarrjes së shqiptarëve në ISIS, organizimin e tyre dhe në cilat pjesë të Sirisë operonin ata.

Ndërsa, aktakuza thotë se pas kthimit në Kosovë nga Siria dhe vuajtjes së burgut për pjesëmarrje në organizata terroriste, Selimi kishte vazhduar të takohej me zyrtarë të BIA-s, më konkretisht me drejtorin për luftimin e terrorizmit në kuadër të BIA-s dhe një zyrtar tjetër në Serbi, si në Vranje, Nish e Bujanoc, të cilët i informonte në bazë të detyrave që ia kishin caktuar paraprakisht, e që kishin të bënin me informacionet lidhur me persona të radikalizuar dhe zhvillimin e rrymave vehabiste në Kosovë, ndikimin e tyre, numrin dhe funksionimin e “Mesxhide-ve” (hapësira fetare ku kryhen ritet fetare), si dhe informata tjera të rëndësishme.

Në aktakuzë thuhet se si shpërblim për këto informacione, zyrtarët e BIA-s e paguanin Selimin deri në 700 euro në muaj, duke i ofruar edhe telefona të mençur për të komunikuar me zyrtarët e BIA-s.

Përmes këtyre veprime, sipas Prokurorisë, Selimi seriozisht ka rrezikuar dhe dëmtuar rëndë rendin juridik kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës, duke ndihmuar po ashtu BIA-n serbe të krijojë një narrativë të dëmshme për shtetësinë e Kosovës.

Prandaj, për këto veprime, Hysri Selimi ngarkohej për veprën penale “Spiunazhi”.

Hysri Selimi me instruksione te BIA-se ka nxitur qytetaret shqiptar për t’ju bashkuar ISIS-it.

Kjo është arritur te zbulohet falë bashkëpunimit të shkëlqyer në mes të Prokurorit te rastit, AKI-se dhe Policisë së Kosovës.

Tags: BIA serbeDënimISISTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj: Kemi një qeveri që po dëmton shtetin

Haradinaj kritikon Kurtin: Pas gjashtë vjetësh qeverisje, Kosova mbetet e varur nga importi

Niset kontingjenti “KFOR 8” drejt Kosovës, Forca Tokësore angazhohet në mision paqeruajtës

Niset kontingjenti “KFOR 8” drejt Kosovës, Forca Tokësore angazhohet në mision paqeruajtës

​Mbi 10 mijë qytetarë kanë përfituar ndihmë juridike falas gjatë 2025

​Mbi 10 mijë qytetarë kanë përfituar ndihmë juridike falas gjatë 2025

Gërvalla: Kthimi i shprehjes “njohje e ndërsjellë” në fjalorin e partnerëve më bën optimiste – kishin filluar ta harronin

Gërvalla: Shpresoj që mandati që ka dhënë qytetarit këtë herë të respektohet

Vdes kosovari që u godit në “Rrugën e Kombit”, edhe shoferja e dyshuar nga Kosova

Vdes kosovari që u godit në “Rrugën e Kombit”, edhe shoferja e dyshuar nga Kosova

Myslimanët sonte mirëpresin Vitin e Ri 1448 sipas Hixhrit

Myslimanët sonte mirëpresin Vitin e Ri 1448 sipas Hixhrit

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Ursula von der Leyen mirëpret marrëveshjen SHBA–Iran

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën