TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren

by TËVË 1
3 orë ago
4
A A
Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë.

Si pasojë e incidentit, autoritetet kanë arrestuar tre persona që dyshohen për përfshirje në rast. Përveç, dy të rinjve, tashmë Policia e Kosovës ka arrestuar edhe nënën e tyre.

Sipas informacioneve të Policisë së Kosovës, viktima dyshohet se është sulmuar me thikë gjatë konfliktit dhe nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Në të njëjtën ngjarje është lënduar edhe babai i viktimës, i cili po vazhdon të marrë trajtim mjekësor.

Hetimet e para kanë rezultuar me arrestimin e dy burrave dhe një gruaje, të cilët fillimisht janë trajtuar për lëndimet e pësuara dhe më pas janë intervistuar nga hetuesit. Me vendim të organeve kompetente, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar nën dyshimet për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Shtytje në vrasje”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e obduksionit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat që çuan në ngjarjen fatale.

“Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, në prezencë të Prokurorit kujdestar, rreth orës 15:00 kanë realizuar bastisje fillimisht në shtëpinë e të dyshuarve dhe më pas edhe në shtëpinë e viktimës. Gjatë bastisjeve nuk është gjetur asnjë send apo provë e kundërligjshme. Në kuadër të veprimeve hetimore janë intervistuar disa dëshmitarë. Më pas, me urdhër të Prokurorit kujdestar, është intervistuar edhe nëna e të dyshuarve në cilësinë e të dyshuarës, në prezencë të mbrojtëses së saj, nën dyshimin për veprën penale ‘Shtytje në vrasje'”, tha zyrtari policor Shaqir Bytyqi për teve1.info.

Tags: Policia e KosovesTeve1Vrasja ne Prizren
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj: Kemi një qeveri që po dëmton shtetin

Haradinaj kritikon Kurtin: Pas gjashtë vjetësh qeverisje, Kosova mbetet e varur nga importi

Niset kontingjenti “KFOR 8” drejt Kosovës, Forca Tokësore angazhohet në mision paqeruajtës

Niset kontingjenti “KFOR 8” drejt Kosovës, Forca Tokësore angazhohet në mision paqeruajtës

​Mbi 10 mijë qytetarë kanë përfituar ndihmë juridike falas gjatë 2025

​Mbi 10 mijë qytetarë kanë përfituar ndihmë juridike falas gjatë 2025

Gërvalla: Kthimi i shprehjes “njohje e ndërsjellë” në fjalorin e partnerëve më bën optimiste – kishin filluar ta harronin

Gërvalla: Shpresoj që mandati që ka dhënë qytetarit këtë herë të respektohet

Vdes kosovari që u godit në “Rrugën e Kombit”, edhe shoferja e dyshuar nga Kosova

Vdes kosovari që u godit në “Rrugën e Kombit”, edhe shoferja e dyshuar nga Kosova

Myslimanët sonte mirëpresin Vitin e Ri 1448 sipas Hixhrit

Myslimanët sonte mirëpresin Vitin e Ri 1448 sipas Hixhrit

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Ursula von der Leyen mirëpret marrëveshjen SHBA–Iran

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën