Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet tavan të derivateve të naftës që do të vlejnë për sot dhe nesër.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimi maksimal i lejuar për naftën është 1.50 euro për litër, për benzinën 1.39 euro për litër, ndërsa për gazin 0.67 euro për litër.
Ministria ka bërë të ditur se këto çmime kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të mbeten në fuqi edhe gjatë ditës së nesërme.







