TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Agjencia për Informim dhe Privatësi u bën thirrje institucioneve të mos publikojnë lista me të dhënat e veteranëve

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Agjencia për Informim dhe Privatësi u bën thirrje institucioneve të mos publikojnë lista me të dhënat e veteranëve

Sipas tyre, kjo përbën shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, shkruan teve1.info

“Agjencia për Informim dhe Privatësi u bënë thirrje të gjitha institucioneve, mediave të shkruara dhe elektronike dhe qytetarëve të mos publikojnë lista me të dhënat personale të Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar që nxjerrë nga organet e Drejtësisë. Agjencia, Agjencia për Informim dhe Privatësi ,si autoriteti i vetëm i mandatar me Ligjin Nr.06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për mbikëqyrjen e legjitimitetit të përpunimit të të dhënave personale, konstaton se publikimi i listave të cilat përmbajnë të dhëna personale që e identifikojnë subjektin e të dhënave në këtë fazë, pa pasur një vendim përfundimtar të organeve të drejtësisë, përbën shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, thuhet në njoftim.

Tutje, AIP ka treguar masat të cilat duhet të mirren në këtë rast.

“Në këtë rast, Institucionet përkatëse, të cilat i kanë përpunuar këto të dhëna duhet të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore për të mos cenuar të dhënat e personale të individëve. Përpunimi duhet të bëhet duke rrespektuar parimet dhe masat që ka përcaktuar legjislacioni përkatës për që rregullon çështjen e veteranëve dhe legjislacioni përkatës për mbrojtjen e të dhënave personale. Për më tepër, Organizata e Veteranëve të UÇK-së, ka të drejtë të përpunoj të dhëna personale të anëtarëve të saj për qëllime të qarta dhe legjitime duke ju përmbajtur parimeve të përpunimit të të dhënave, duke ndërmarr të gjitha masat e duhura organizative për ruajtjen dhe sigurinë e tyre, si dhe duke mos lejuar qasjen e paautorizuar të personave tjerë”, thuhet në njoftim. /Teve1.info/

Njoftimi i plotë:

Publikimi i listave me të dhënat personale të Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Agjencia për Informim dhe Privatësi u bënë thirrje të gjitha institucioneve, mediave të shkruara dhe elektronike dhe qytetarëve të mos publikojnë lista me të dhënat personale të Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar që nxjerrë nga organet e Drejtësisë.

Agjencia, Agjencia për Informim dhe Privatësi ,si autoriteti i vetëm i mandatar me Ligjin Nr.06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për mbikëqyrjen e legjitimitetit të përpunimit të të dhënave personale, konstaton se publikimi i listave të cilat përmbajnë të dhëna personale që e identifikojnë subjektin e të dhënave në këtë fazë, pa pasur një vendim përfundimtar të organeve të drejtësisë, përbën shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Në këtë rast, Institucionet përkatëse, të cilat i kanë përpunuar këto të dhëna duhet të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore për të mos cenuar të dhënat e personale të individëve. Përpunimi duhet të bëhet duke rrespektuar parimet dhe masat që ka përcaktuar legjislacioni përkatës për që rregullon çështjen e veteranëve dhe legjislacioni përkatës për mbrojtjen e të dhënave personale.

Për më tepër, Organizata e Veteranëve të UÇK-së, ka të drejtë të përpunoj të dhëna personale të anëtarëve të saj për qëllime të qarta dhe legjitime duke ju përmbajtur parimeve të përpunimit të të dhënave, duke ndërmarr të gjitha masat e duhura organizative për ruajtjen dhe sigurinë e tyre, si dhe duke mos lejuar qasjen e paautorizuar të personave tjerë.

Institucionet kompetente të përcaktuara me ligj, të cilat janë duke trajtuar çështjen e veteranëve, duhet t’i përpunojnë këto të dhëna vetëm për qëllimin specifik, duke siguruar masat e nevojshme të mbrojtjes së tyre dhe duke iu përmbajtur parimeve legjitime të mbrojtjes së të dhënave personale, deri në nxjerrjen e vendimit përfundimtar të organeve të drejtësisë.

Agjencia për Informim dhe Privatësi, në vazhdimësi do të siguroj mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Për çdo shkelje të dispozitave të këtij ligji, Agjencia do të ndërmarrë masat e parapara sanksionuese, respektivisht do të shqiptojë gjoba për shkelësit e këtij Ligji.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nagavci: Kuvendi vendos për kandidaturat për president, përfshirë edhe emrin e Vjosa Osmanit

Nagavci: Kuvendi vendos për kandidaturat për president, përfshirë edhe emrin e Vjosa Osmanit

Kuvendi i Kosovës zgjedh anëtarët e Bordit të RTK-së

S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë Shtetërore

​Haxhiu: Gratë kontribuojnë për Kosovën çdo ditë

​Haxhiu: Gratë kontribuojnë për Kosovën çdo ditë

Miratohet nisma për marrëveshje për sigurime sociale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë

Murati: Opozita s’e votoi trajtimin e rishikimit të buxhetit, do të mundësohej Pako 200 milionëshe për Inflacionin

Kuvendi miraton në lexim të parë projektligjin për energjinë

Kuvendi miraton në lexim të parë projektligjin për energjinë

​Nagavci për refuzimin e PDK-së: LVV-ja nuk po bën lojëra për presidentin

​Nagavci për refuzimin e PDK-së: LVV-ja nuk po bën lojëra për presidentin

S’miratohet shmangia e afateve procedurale për buxhetin 2026

S’miratohet shmangia e afateve procedurale për buxhetin 2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën