TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Kurti e Haxhiu bëjnë homazhe në Prekaz për Ditën e Çlirimit: S’ka 12 qershor pa marsin e viti 1998

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
​Kurti e Haxhiu bëjnë homazhe në Prekaz për Ditën e Çlirimit: S’ka 12 qershor pa marsin e viti 1998

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Haxhiu u shpreh se nuk ka 12 qershor pa marsin e vitit 1998 dhe nuk ka 12 qershor pa qëndresën e komandantit legjendar Adem Jashari, Hamzës, Shabanit dhe të mbi 50 anëtarëve të familjes Jashari të cilët ranë dhe nuk u dorëzuan asnjëherë.

“Sot më 12 qershor në Ditën e Çlirimit jemi në Prekaz, në vendin ku filloi gjithçka. Nuk ka 12 qershor pa marsin e vitit 1998. Nuk ka 12 qershor pa qëndresën e komandantit Adem Jashari, Hamzës, Shabanit dhe të mbi 50 anëtarëve të familjes Jashari të cilën ranë dhe nuk u dorëzuan asnjëherë. Ata nuk mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, ata mbrojtën tokën e të parëve tanë që ishte, është dhe do të jetë përherë e shqiptarëve. Ata mbrojtën idenë që populli ynë nuk mposhtet asnjëherë. Sakrifica e tyre u bë themeli mbi të cilin qëndroi Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Republika jonë e lirë. Prandaj, çdo gëzim i kësaj feste fillon pikërisht këtu, pranë këtyre varreve. Liria që ne e gëzojmë sot është amaneti i tyre, që Kosovën tonë, edhe si institucione edhe si shoqëri ta duam por edhe ta nderojmë përherë me veprimet që e fuqizojnë çdo ditë atë. Lavdi komandantit Adem Jashari, lavdi familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit”, tha Haxhiu, raporton KosovaPress.

E, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se edhe sivjet më 12 qershor janë në Prekaz si krerë të institucioneve, të cilin e quajti kryeqytet të kryengritjes bashkëkohore të popullit shqiptar që shënon edhe vendin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurti u shpreh se duke u kthyer në Prekaz e duke e përkujtuar flijimin e Jasharëve, më së miri i qëndrojnë besnikë çlirimit dhe emancipimit, pavarësisë dhe bashkimit, zhvillimit dhe progresit.

“Sikurse për çdo vit, edhe sivjet më 12 qershor vijmë këtu si krerë të institucioneve në Prekaz, në këtë kryeqytet të kryengritjes bashkëkohore të popullit shqiptar që shënon edhe vendin e Epopesë së UÇK-së meqenëse më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, tre breza Jasharëve qëndruan, luftuan dhe u sakrifikuan për lirinë e popullit tonë për bashkim, për shtet dhe për pavarësi. Beteja epike e Jasharëve, e bacës Shaban me dy djemtë e tij, Hamzën e Ademin, me gratë e tyre Zahiden e Zarifen, Feriden e Adilen, dhe të gjithë të tjerët nuk u nënshtruan për asnjë moment, është sot në thelb të historisë të popullit tonë dhe atë jo vetëm si Kosovë e si Republikë demokratike por njëkohësisht edhe si komb shqiptar në kuptimin e shqiptarëve kudo që ata janë dhe në kuptimin e shtrirjes së përtej së tashmes, pra nga e kaluara e lashtë e deri në të ardhmen, ku siç thotë edhe himni kombëtar shqiptar ‘ne do të rrojmë’. Prandaj duke u kthyer e rikthyer këtu, duke kujtuar e përkujtuar flijimin e Jasharëve, ne më së miri i qëndrojmë besnikë çlirimit dhe emancipimit, pavarësisë dhe bashkimit, zhvillimit dhe progresit. Lavdi Jasharëve dhe të gjithë dëshmorëve të kombit. Gëzuar Dita e Çlirimit të Kosovës”, tha Kurti.

Tags: albin kurtiAlbulena HaxhiuTeve1u.d presidente
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nisin homazhet për Komandantin e UÇK-së, Sahit Jashari

Nisin homazhet për Komandantin e UÇK-së, Sahit Jashari

Bastiset një lokal dhe një banesë në Prishtinë, arrestohen dy persona

Një burrënë Suharekë raporton në Polici se dy persona e sulmuan e i morën para nga xhepi

Gjenden të vdekur dy persona gjatë 24 orëve të fundit

Një person gjendet pa shenja jete në Shtime

27-vjetori i Çlirimit, Abdixhiku: Liria e Kosovës erdhi si rezultat i rezistencës dhe ndërhyrjes së NATO-s

27-vjetori i Çlirimit, Abdixhiku: Liria e Kosovës erdhi si rezultat i rezistencës dhe ndërhyrjes së NATO-s

Arbëreshë e kosovarë zbukurojnë me murale katundin “shqiptar” Pellagorio në Kalabri

Arbëreshë e kosovarë zbukurojnë me murale katundin “shqiptar” Pellagorio në Kalabri

“Mesditë”-12.06.2026

“Mesditë”-12.06.2026

Tentoi të grabiste një bankë në Tiranë me armë lodër, arrestohet 23-vjeçari

Tentoi të grabiste një bankë në Tiranë me armë lodër, arrestohet 23-vjeçari

Nisin homazhet për Komandantin e UÇK-së, Sahit Jashari

Nisin homazhet për Komandantin e UÇK-së, Sahit Jashari

Bastiset një lokal dhe një banesë në Prishtinë, arrestohen dy persona

Një burrënë Suharekë raporton në Polici se dy persona e sulmuan e i morën para nga xhepi

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Gjenden të vdekur dy persona gjatë 24 orëve të fundit

Një person gjendet pa shenja jete në Shtime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën