TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Selmanaj: Orientimi euroatlantik i Kosovës nuk duhet të jetë objekt debati, por konsensus kombëtar

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
​Selmanaj: Të dhënat e Raportit të Progresit, shqetësuese

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj ka deklaruar se Kosova ndodhet përballë një momenti të rëndësishëm gjeopolitik, duke theksuar se vendi duhet të përcaktojë qartë orientimin e tij strategjik në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve perëndimorë.

Përmes një reagimi publik, Selmanaj tha se Kosova nuk ka luksin të mbajë një qëndrim të paqartë në një kohë kur, sipas tij, përplasjet gjeopolitike mes Perëndimit dhe bllokut të udhëhequr nga Rusia dhe Kina po bëhen gjithnjë e më të dukshme.

Ai vlerësoi se marrëdhënia me SHBA-në përbën themelin mbi të cilin janë ndërtuar liria, pavarësia dhe siguria e Kosovës, duke kërkuar që kjo aleancë të forcohet edhe më tej përmes projekteve strategjike.

Selmanaj përmendi gazifikimin e Ballkanit dhe ndërtimin e rrjeteve të sigurta 5G, të përfshira në Marrëveshjen e Uashingtonit të nënshkruar më 4 shtator 2020, si iniciativa që, sipas tij, e lidhin Kosovën më ngushtë me SHBA-në dhe botën perëndimore, ndërsa kufizojnë ndikimin rus dhe kinez në rajon.

Sipas tij, në kohën kur shtetet evropiane po punojnë për të reduktuar varësinë energjetike nga Rusia dhe për të forcuar sigurinë strategjike, Kosova nuk duhet të mbetet anash këtyre proceseve.

Ai theksoi se orientimi euroatlantik i Kosovës duhet të jetë një çështje konsensusi kombëtar dhe jo objekt përplasjesh politike apo partiake.

“Nje Kosovë e lidhur ngushtë me SHBA-të dhe aleatët perëndimorë është më e fortë, më e sigurt dhe më e përgatitur për sfidat e së ardhmes”, ka deklaruar Selmanaj, duke bërë thirrje për vendime strategjike dhe unitet politik rreth këtij orientimi./teve1.info/

Tags: Driton Selmanajgazi amerikanKosovaSHBATeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK kërkon hetim parlamentar për tekstet shkollore dhe kontratat njëburimore

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Konjufca: Franca mbetet partnere e rëndësishme e jona

Konjufca: Franca mbetet partnere e rëndësishme e jona

Haxhiu pritet të jetë e propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit

Haxhiu pritet të jetë e propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit

Vizitat në Hagë nga zyrtarët shtetërorë po shihen të pa nevojshme

Konjufca i bën thirrje Speciales: Mos merrni vendim politik, por të drejtësisë

Infantino çmend të gjithë, përcolli dy ndeshje njëkohësisht

Infantino lavdëron veten për Kupën e Botës

Gjyqtarë nga Polonia në duelin Celje-Drita

Garat e UEFA, klubet kosovare synojnë raundin e tretë

Haxhiu pritet të jetë e propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit

Haxhiu pritet të jetë e propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit

Vizitat në Hagë nga zyrtarët shtetërorë po shihen të pa nevojshme

Konjufca i bën thirrje Speciales: Mos merrni vendim politik, por të drejtësisë

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Chelseat i mbyllet dera për Xhakën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën