Një veturë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në rrugën “Marije Shllaku” në Gjilan.
Lajmin për Tëvë1 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili ka bërë të ditur se zjarri është lokalizuar dhe se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit.
Shkaqet dhe rrethanat e zjarrit janë duke u hetuar nga Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Gjilan.







