Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, nën dyshimin për veprat penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “sulm”, pas një ndërhyrjeje në rrugën “Ramiz Gjema” më 9 qershor.
Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë sekuestruan tri pushkë (BAIKAL TOZ-17-01, BOLT RIFLE dhe BRNO FOX II 22 HORNET), një karikator dhe 250 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Sipas policisë, i dyshuari kishte deklaruar se posedonte armë me leje të skaduar.
KOMUNIKATË PËR MEDIA:
Arrestohet njё (1) person i dyshuar për veprat penale:
‘mbajtja nё pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’ dhe ‘sulm’
Pejë, 10 qershor 2026
Stacioni Policor në Pejë, me datën 09.06.2026, rreth orës 14:10, ёshtё njoftuar nga njё qytetar
se njё person kёrkon ndihmё nё rrugёn ‘Ramiz Gjema’ në Pejë.
Policia menjёherё kanё dal ne vendngjarje, ku ёshtё takuar viktima se bashku me tё dyshuarin e
rastit, nga viktima ёshtё deklaruar se kishin mosmarrёveshje me tё dyshuarin, pas pyetjes nga
zyrtaret Policor se a posedon diçka ilegale, i dyshuari deklaron se ka disa armё me leje tё
skaduar.
Pas kontrollit nga zyrtaret Policor janё gjetur dhe sekuestruar
– Njё (1) Pushkë BAIKAL TOZ-17-01
– Njё (1) Pushkë BOLT RIFLE
– Njё (1) Pushkë BRNO FOX II 22 HORNET
– Një(1) karikator
– Dyqind e pesёdhjetё (250) fishek tё kalibrave tё ndryshëm.







