Dy raste të sulmit ndaj zyrtarëve policorë kanë ndodhur të hënën.
Policët që u sulmuan gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë pësuar lëndime.
Në Deçan dy policë janë sulmuar nga një qytetar i cili aktin e kishte bërë pas shqiptimit të gjobës për kundërvajtje në trafik, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Policia ka bërë të ditur se zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa, për arrestimin e të dyshuarit është përdorur sperj. I arrestuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Policët gjatë kryerje së detyrës janë sulmuar edhe në Klinë.
I dyshuari për këtë rast është arrestuar dhe dërguar në mbajtje të cilit i është gjetur edhe një armë zjarri./teve1.info/









