TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Protestat për Zvërnecin, Kulla: Kanë dëmtuar Ramën, por më shumë kanë goditur opozitën

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
Protestat për Zvërnecin, Kulla: Kanë dëmtuar Ramën, por më shumë kanë goditur opozitën

Eksperti i çështjeve politike, Ilir Kulla, ka komentuar protestat që po mbahen prej ditësh për Zvërnecin, duke vlerësuar se ato kanë ndikuar në skenën politike shqiptare dhe kanë nxjerrë në pah kërkesën për ndryshim të sistemit politik.

Në emisionin “Matrix” në Tëvë1, të moderuar nga Mehmet Kalisi, Kulla tha se protestat i kanë shkaktuar dëm politik kryeministrit Edi Rama, por sipas tij, goditjen më të madhe e ka marrë opozita.

“Kjo protestë e ka dëmtuar shumë Edi Ramën dhe kredibilitetin e tij, por nuk e ka shkatërruar. Kjo protestë ka dëmtuar më shumë partinë e Berishës. Në kushte të tjera, këta protestues do të ishin elektorati i Partisë Demokratike”, ka thënë Kulla.

Sipas tij, fakti që protestuesit po shprehin pakënaqësi si ndaj Ramës ashtu edhe ndaj Berishës, tregon se kërkojnë një ndryshim më të thellë politik.

“Fakti që ata dalin dhe thonë ‘Rama në burg’ dhe ‘Berisha në burg’, tregon se kërkojnë ndryshimin e sistemit politik. Bëhet fjalë kryesisht për të rinj, pjesë e gjeneratës Z dhe milenialëve, të cilët organizohen dhe komunikojnë përmes rrjeteve sociale”, u shpreh ai.

Kulla tha se vazhdimësia e protestave për më shumë se dhjetë ditë duhet të shërbejë si sinjal për institucionet që të hapin dialog me qytetarët.

“Këta njerëz kanë më shumë se dhjetë ditë në shesh. Për mendimin tim, po të isha në vend të Ramës, do të hapja një dialog për rregullat e lojës. Debati mund të niste pikërisht nga çështja e Zvërnecit”, deklaroi ai.

Ai rikujtoi edhe premtimin e hershëm për një ligj mbi referendumin, duke propozuar që çështja e Zvërnecit t’i nënshtrohet vullnetit të qytetarëve.

“Kur ishte kryeministër në vitin 2017, Rama premtoi se do të miratohej një ligj për referendumin. Le të zhvillohet një referendum dhe të shihet nëse qytetarët e mbështesin apo jo projektin për Zvërnecin”, tha Kulla.

Sipas tij, çdo veprim i njëanshëm apo arrogant nga politika vetëm sa mund ta zgjasë dhe ta forcojë protestën.

“Çdo veprim arrogant që bëhet, vetëm sa e mban protestën në shesh. Shumë prej atyre që protestojnë kanë shqetësime të ndryshme me shtetin, por janë bashkuar rreth kësaj kauze për të shprehur pakënaqësitë e tyre”, përfundoi Kulla.

Tags: Ilir KullaMATRIXTeve1zverneci
ShareTweet

Postime të ngjashme

Bugaqku: Zhgënjimi me partitë dhe gjendja ekonomike ulën daljen në zgjedhje

Bugaqku: Zhgënjimi me partitë dhe gjendja ekonomike ulën daljen në zgjedhje

Zgjedhjet e 7 qershorit – Numërohen afër 100 për qind e votave

Ja sa vota kanë marrë deri tani liderët e partive politike

Nga mesjava ndryshim i motit

Nga mesjava ndryshim i motit

Ndryshime në renditje, publikohen votat e para për deputetë pas numërimit të mbi 10% të votave

Emisioni “Info Nata” 08.06.2026

Bashkimi Europian fiton betejën ligjore ndaj Facebook!

Bashkimi Europian fiton betejën ligjore ndaj Facebook!

Ndryshime në renditje, publikohen votat e para për deputetë pas numërimit të mbi 10% të votave

Ndryshime në renditje, publikohen votat e para për deputetë pas numërimit të mbi 10% të votave

Mediat ruse në shërbim të destabilizimit: Kremlini dhe Beogradi po përdorin zgjedhjet në Kosovë për përhapjen e propagandës

Mediat ruse në shërbim të destabilizimit: Kremlini dhe Beogradi po përdorin zgjedhjet në Kosovë për përhapjen e propagandës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën