TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Opozita vlerësohet se ia pa hajrin daljes së ulët në zgjedhje

Sipas rezultateve preliminare në zgjedhjet e djeshme 319 mijë e 878 persona votuan për partitë e ish opozitës, PDK, LDK e Aleanca. Përqindjes më të mirë në këto zgjedhje për këto parti, vlerësohet se i ndihmoi edhe dalja më e ulët në votime.

by Florijeta Dernjani
2 orë ago
0 0
A A

Për 12 orë, 2 mijë e 498 kuti të tilla në të gjithë Kosovën qëndruan të hapura.

Në to, u futën 726 mijë e 71 vota.

Gati gjysma e tyre, ishin për tri partitë ish opozitare, PDK, LDK e Aleancës.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ, për këto parti kanë votuar 319 mijë e 878 persona.

Numrin më të madh të votave e mori Partia Demokratike, me gjithsej 147 mijë e 325 vota, që me përqindje i bie 21.13%.

Ajo pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që grumbulloi 122 mijë 636 vota, apo 17.59%.

Me 7.16% është rendituar Aleanca, që pro saj kanë votuar 49 mijë e 917 persona.

Sipas këtyre rezultateve preliminare, të gjitha partitë po konsiderohen se janë humbëse.

“Në përgjithësi mund të themi se në bazë të numrit të votave, të gjitha kanë humbje. PDK-ja ka diku afër 45 mijë vota më pak, si përqindje është rrit për shkak të numrit të ulët të votuesve. Edhe AAK ka diku 2 mijë vota më pak, por e ka rritë përqindjen për shkak të uljes së pjesëmarrjes së votuesve. LDK-ja e ka një rritje shumë minimale, diku 2 mijë vota më shumë, ku si duket faktori Vjosa nuk është se ka funksionu”, ka thënë Smajljaj.

E bartësja e listës së LDK-së, Vjosa Osmani, vlerësohet se do ta ketë të vështirë arritjen e synimit për t’u rizgjedhur Presidente.

“Është e vështirë për shkak se ky numër i votave nuk është se ka mundur t’i akomodonte të gjitha zërat e ndryshëm  që janë për shkak të përçarjeve të LDK dhe për shkak të zonjës Osmani. Dhe me këtë numër kaq të vogël të votave zonja Osmani do ta ketë shumë të vështirë të konsolidohet në krye të LDK-së. Çështja do të komplikohet edhe më tutje, për faktin se disa prej deputetëve do të jenë nga lista e zonjës Osmani, që do ta bëjnë më të vështirë vendimmarrjen ose qëndrimin unik brenda LDK-së, brenda Kuvendit”, thekspj tutje Smajljaj.

Mirëpo, në rrafshe të ndryshme, sa i përket numrit të deputetëve në parlament, analisti Albinot Maloku, i konsideron dy parti fituese.

“Me pozicion brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës, Lidhja Demokratike ka dalë më mirë. Mirëpo, të bëhemi të sinqertë nuk është se do duhej m’u krenu edhe m’u ekzaltu në nivelin çfarë ndodhi, për shkak se ishte pozicion si fitore. Nuk mund ta konsideroj si fitore. Në këtë rrafsh, konsideroj se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ishte rregullisht e sulmuar për mundësinë e pragut e të ngjajshme, ajo doli e suksesshme”, u shpreh Maloku.

Lista serbe në zgjedhjet e së dielës morën 43 mijë e 17 vota apo 6.18%, kurse të tjerat 34 mijë e 988 vota apo 5.02%

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK-ja mban konferencë për media

Kush po kryeson në PDK? Dalin rezultatet e para të votave për deputetë

AAK konfirmon Ardian Gjinin kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit

Kush është top 10-shja më e votuar në Aleancë deri më tani?

Numërohen mbi 40% të votave, ky është rezultati i LVV-së deri më tani

Kurti në krye, dalin rezultatet e para të listës së VV-së për deputetë

Mblidhet LDK-ja, diskutohet edhe për Osmanin

Kjo është top 10-shja më e votuar në LDK deri tani

“Matrix”- 08.06.2026

“Matrix”- 08.06.2026

PDK-ja mban konferencë për media

Kush po kryeson në PDK? Dalin rezultatet e para të votave për deputetë

AAK konfirmon Ardian Gjinin kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit

Kush është top 10-shja më e votuar në Aleancë deri më tani?

Numërohen mbi 40% të votave, ky është rezultati i LVV-së deri më tani

Kurti në krye, dalin rezultatet e para të listës së VV-së për deputetë

Mblidhet LDK-ja, diskutohet edhe për Osmanin

Kjo është top 10-shja më e votuar në LDK deri tani

Zgjedhjet e 7 qershorit – Numërohen afër 100 për qind e votave

LIVE/ KQZ publikon votat e para për deputetë, këta janë kandidatët që po u prijnë listave të partive

Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë

Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën