Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Klinë, pasi me veturën e tij të dielën ka goditur një motoçikletë në të cilin ndodheshin dy persona.
Rasti është cilësuar si tentim vrasje.
Dy personat që ndodheshin në motoçikletë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar te iniciohet rasti dhe te ndërmerren veprimet hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh./teve1.info/








