Pas tubimit përmbyllës të mbajtur një natë më parë në Prishtinë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka vijuar aktivitetet zgjedhore edhe gjatë së shtunës me vizita në disa qytete të vendit.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me Vjosa Osmanin, e cila prin listën e kandidatëve për deputetë, kanë takuar qytetarë në komuna të ndryshme, përfshirë Prizrenin dhe Ferizajn.
Gjatë këtyre takimeve, Abdixhiku falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe pritjen që i kanë bërë partisë gjatë fushatës, ndërsa Osmani vlerësoi angazhimin dhe pjesëmarrjen e tyre.
Përmes një video-mesazhi, Osmani u bëri thirrje votuesve që të mbështesin LDK-në në zgjedhje, duke theksuar se vota e tyre është vendimtare për drejtimin politik dhe zhvillimin e ardhshëm të Kosovës.







