Dy vajza të mitura janë raportuar të zhdukur të premten në Gjakovë.
Sipas Policisë së Kosovës, rastet janë raportuar nga familjaret e vajzave, të cilat kanë deklaruar se të miturat janë larguar nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihet se ku ndodhen.
“Rr. UÇK dhe RR. Dëshmorët e Dujakës, Gjakovë 05.06.2026, 09:00/15:00. Dy ankueset f/k kanë raportuar se dy viktimat f/k, të mitura, motra dhe vajza e ankueseve kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dinë për vendndodhjen e tyre. Rasti nën hetime”.







