TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Banorët e Lupçit i gëzohen kanalit të ujitjes

Rreth 100 hektarë tokë pritet të përfitojnë nga sistemi i ujitjes me rënie të lirë në Lupç të Podujevës. Këtij kanali që u përurua një ditë më parë, iu gëzuan banorët të cilët thanë se përmes tij, tani do mund të kryejnë shumë punë.

by Florijeta Dernjani
2 muaj ago
2 0
A A

Mes lulkuqeve është ky kanal i ujitjes.

Në Lupç të Poshtëm, u ndërtua ky kanal, i cili do të jetë nën kontroll të banorëve.

Në këtë mënyrë, sipas nevojës së tyre do të mund ta lëshojnë ujin për të kaluar përgjatë kanalit.

Ky sistem i ujitjes po mirëpritet nga ata që punojnë tokat.

“Na vijnë shumë t’mira prej këtij projekti, se mundemi tash e tutje m’i ujit krejt arat, me misër, me grurë, patate, speca e me të gjitha. Edhe pse ka ekzistu ma herët, po kohën e fundit është dëmtu shumë, shumë rrallë ka ardhë. Tash është shumë mirë, na kanë pshtu me këtë kanal të ujitjes”, shprehet Blerim Berisha – banor.

Për banorët dhe punuesit e tokës, ndërtimi i këtij kanali sjellë shumë lehtësira.

“Këtu janë diku katër lagje, diku mbi 100 hekatër tokë. Përpara e kemi mbajtë vet, me forcat tona. U bojshim katër lagjet bashkë, edhe fillojshim atje poshtë dhe këtu nalt, me lëshu ujin. Mirëpo që një kohë nuk kemi pasë mundësi, nuk ka punëtorë. Kështu që erdh puna, e fort mirë u bë. Është sukses i madh, na vyn shumë, ujiten përmbi 100 hektarë”, thotë Mustafë Kaçiu.

Të mërkurën ky kanal u përurua nga  ministri në detyrë i Bujqësisë e kryetari i komunës së Podujevës.

Mirëpo, ai nuk është i përfunduar ende plotësisht.

“Uji lëshohet nga diga, sipas nevojës dhe kërkesës së fermerëve. Mekanizmin e ka që lëshohet sasia më e madhe, më e vogël. Dje ka qenë sasia më e vogël pasi nuk është përfundu hala projekti komplet, nuk është bërë pranimi teknik, s’u përfundu në tërësi. Por vetëm një sasi e vogël e ujit për me bo testin dhe ka funksionu shumë mirë”, u shpreh Mahmut Ajvazi – menaxher i projektit.

Ndërtimi i këtij kanali, ishte si projekt i komunës së Podujevës, por që realizimi i tij u mundësua nga mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rajonal.

 

 

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vazhdon ngritja e çmimit të derivateve në Kosovë

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet një person në Kaçanik, u ofroi ryshfet policëve për t’i shpëtuar gjobës

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se sulmoi babanë dhe vëllain

Tre persona ndalohen për rastin e vdekjes së një personi në vendin e punës në Prishtinë

Tre persona ndalohen për rastin e vdekjes së një personi në vendin e punës në Prishtinë

Përplasje e re mes FIFA-s dhe UEFA-s, evropianët kërcënojnë bojkotimin e grave të FIFA-s

Përplasje e re mes FIFA-s dhe UEFA-s, evropianët kërcënojnë bojkotimin e grave të FIFA-s

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Dy tërmete goditën Elbasanin në orët e para të mëngjesit, ja sa ishin magnitudat

Vazhdon ngritja e çmimit të derivateve në Kosovë

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet një person në Kaçanik, u ofroi ryshfet policëve për t’i shpëtuar gjobës

Drita kualifikohet në raundin e tretë të Conference League

Drita kualifikohet në raundin e tretë të Conference League

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se sulmoi babanë dhe vëllain

Tre persona ndalohen për rastin e vdekjes së një personi në vendin e punës në Prishtinë

Tre persona ndalohen për rastin e vdekjes së një personi në vendin e punës në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën