TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hamza prezanton programin për arsim: Premton fond bursash 30 milionë euro dhe reforma të thella

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Hamza: Ka ardhur koha për një qeveri që punon, presidentja duhet ta caktojë datën e zgjedhjeve

Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar zotimin e katërt të programit të tij qeverisës, i fokusuar në reformimin dhe modernizimin e sistemit arsimor në Kosovë.

Në një konferencë për media, Hamza theksoi se arsimi do të jetë prioritet kombëtar për një qeveri të udhëhequr nga PDK, duke e cilësuar atë si themel për zhvillimin e vendit.

“Arsimi nuk është shpenzim. Arsimi është investimi më i sigurt që një shtet mund të bëjë për të ardhmen e vet. Prandaj, më 7 qershor, ne kërkojmë besimin e qytetarëve për të ndërtuar një sistem arsimor modern, cilësor dhe konkurrues,” tha Hamza.

Ai shtoi se përmes këtij programi synohet që të rinjtë të pajisen me njohuri dhe aftësi që u mundësojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kosovë. Sipas tij, në qendër të këtij vizioni është rinia dhe krijimi i mundësive konkrete për ta.

Ndër premtimet kryesore, Hamza veçoi themelimin e një fondi bursash prej 30 milionë euro në vit për studentët.

“Për herë të parë do të krijojmë Fondin e Bursave për Studentët me vlerë prej 30 milionë euro në vit. Ky fond do të garantojë mbështetje të drejtpërdrejtë për studentët, pavarësisht gjendjes së tyre ekonomike apo sociale,” u shpreh ai.

Po ashtu, ai premtoi forcimin e autonomisë universitare, mbështetje për kërkimin shkencor dhe zgjerim të bashkëpunimit ndërkombëtar me universitete prestigjioze.

“Ne duam universitete që jo vetëm japin diploma, por prodhojnë dije, inovacion dhe zgjidhje për zhvillimin e vendit,” deklaroi Hamza.

Një tjetër fokus i programit është edhe modernizimi i arsimit profesional dhe lidhja e tij me tregun e punës.

“Shkollat profesionale do të pajisen me infrastrukturë moderne, ndërsa bizneset do të përfshihen aktivisht në procesin e edukimit praktik të nxënësve. Qëllimi ynë është i qartë: më shumë aftësi profesionale, më shumë vende pune dhe më shumë mundësi për të rinjtë,” tha ai.

Në fund, Hamza ftoi qytetarët të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës.

“Kosova meriton më shumë. Dhe, Kosova do të ndryshojë. Do ta ndryshojmë ne,” përfundoi ai.

Tags: bedri hamzakonferenc per mediaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku: LDK-ja s’ka apetit për kryetar të Kuvendit

Abdixhiku: LDK-ja s’ka apetit për kryetar të Kuvendit

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Pa marrëveshje gjithëpërfshirëse, vendi shkon në zgjedhje

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Pa marrëveshje gjithëpërfshirëse, vendi shkon në zgjedhje

Kurti për AAK-në dhe PDK-në: Vullneti im për takim mbetet, kemi çështje me interes shtetëror

Kurti për AAK-në dhe PDK-në: Vullneti im për takim mbetet, kemi çështje me interes shtetëror

Kurti pas takimit me Abdixhikun: S’ka marrëveshje me LDK-në

99 raste me fruth në Kosovë, IKShPK alarmon për rritjen e rasteve

99 raste me fruth në Kosovë, IKShPK alarmon për rritjen e rasteve

14 vatra zjarri brenda 12 orësh në Shqipëri, 5 vijojnë të jenë aktive

14 vatra zjarri brenda 12 orësh në Shqipëri, 5 vijojnë të jenë aktive

Nisin hetime në një lokacion të tretë në Zubin Potok, vazhdojnë gërmimet në Kalludër e Jabukë

Nisin hetime në një lokacion të tretë në Zubin Potok, vazhdojnë gërmimet në Kalludër e Jabukë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën