TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Supremja lë në fuqi dënimin me 17 vjet burgim ndaj Orges Zhugollit për vrasjen në Gllamnik të Podujevës

by Tëvë1
1 orë ago
0
A A
Vrasja me thikë në Fushë-Kosovë, Supremja e kthen në rigjykim çështjen për të dënuarin me 22 vite burgim

Gjykata Supreme e ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë e paraqitur nga mbrojtësi i të akuzuarit Orges Zhugolli, avokati Naim Rudari, duke lënë kështu në fuqi dënimi me 17 vjet burgim për vrasjen në Gllamnik të Podujevës shkaku i konfliktit në komunikacion.

Sipas aktakuzës, Orges Zhugolli ngarkohej se më 12 shtator 2023 në Gllamnik të Podujevës, kishte privuar nga jeta tani të ndjerin A.Zh., për shkak të një konflikti që kishin pasur në komunikacion, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 4 qershor 2025, e kishte shpall fajtorë për veprën penale të “Vrasjes” të akuzuarin Zhugolli, duke e dënuar me 20 vjet burgim, kurse e kishte liruar për armëmbajtje pa leje. Ndërkaq Apeli kishte marrë vendim, me të cilin ia kishte zbutur dënimin nga 20 në 17 vjet burgim.

Vendimi i Gjykatës Supreme, i përpiluar më 5 maj 2026, është marrë nga kolegji i gjyqtarëve i përbërë nga Agim Maliqi- kryetar, Burim Ademi dhe Bashkim Hyseni- anëtarë.

Sipas vendimit të Supremes, avokati Rudari paraqiti kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë ndaj vendimit të Themelores dhe atij të Apelit, për shkak të shkelje se Ligjit Penal, shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe shkeljeve tjera të dispozitave të procedurës penale, me propozim që lënda të kthehet në rigjykim.

Përgjigje në kërkesën e avokatit Rudari ka paraqitur Prokurori i Shtetit, me propozim që kërkesa të refuzohet si e pabazuar.

Sipas Supremes, vendimet e shkallëve më të ulëta nuk janë të përfshira me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, nuk janë marrë me shkelje të Ligjit Penal dhe po ashtu nuk janë marrë me shkelje të tjera të dispozitave ligjore që do të mund të ndikonin në ligjshmërinë e aktgjykimeve, rrjedhimisht konstatoi se kërkesa e mbrojtjes është e pabazuar.

Shkalla e tretë thekson se nuk ka rrethana që përjashtojnë përgjegjësinë penale ndaj të dënuarit, dhe se i drejtë është konkludimi i gjykatës së shkallës së parë dhe i Apelit, kur të dënuarin e kanë shpallur fajtor për veprën penale “Vrasje”.

Në vendim të Supremes thuhet se dashja për kryerjen e veprës në rastin konkret, është nxjerrë nga rrethanat e rastit dhe se nuk e gjen të bazuar pretendimin tjetër se pasoja e shkaktuar nuk ka qenë nga veprimet e të dënuarit Zhugolli.

“Gjykata Supreme vlerëson se, siç kanë arsyetuar dy gjykatat e instancave më të ulëta, veprimi i të dënuarit është ndërmarr me dashje”, thuht në vendim.

Gjykata Supreme nuk e gjen të bazuar pretendimin e mbrojtjes se kishte mbrojtje të nevojshme nga veprimet e të dënuarit përballë një sulmi të atëçastshëm e të paprovokuar, pasi që nga provat që janë administruar në shqyrtimin gjyqësor nuk rezulton që tani i ndjeri e kishte sulmuar apo të kishte ndërmarrë ndonjë veprim për të treguar ekzistimin e fillimit të sulmit ndaj Zhugollit.

Gjithnjë sipas vendimit të Supremes, në veprimin e të dënuarit dhe pasojën e shkaktuar, ekziston lidhja shkakore shumë e ngushtë, dhe përmbushen elementet e figurës së veprës penale për të cilën është shpallur fajtor ai.

Supremja ka theksuar se nga aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë nuk paraqitet ndonjë kundërthënie ndërmjet dispozitivit dhe arsyetimit të dhënë, që do të përbënte mëdyshje në zbatimin e dispozitave penale.

Në vendim është theksuar se është i pabazuar pretendimi se vendimi është nxjerrë bazuar në prova të papranueshme e që ndërlidhet me deklarimet e dëshmitarëve, kjo pasi që sipas Supremes, dëshmitarët deklarojnë për rrethanat e dëgjuara, të para, siç ata i përjetojnë dhe perceptojnë zhvillimet në ato rrethana që kanë ngjarë.

Në seancën e 27 majit 2025, Zhugolli u shpall fajtor për veprën penale të “Vrasjes”, ndërsa u lirua nga akuza për “Armëmbajtje pa leje”, për shkak se nuk është provuar se ka kryer veprën penale. Më pas, më 4 qershor 2025, Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykimin ndaj Orges Zhugollit, duke e dënuar me 20 vjet burgim. Kurse, Apeli ia zbuti dënimin në 17 vjet burgim.

Ndërkaq, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, më 12 shtator 2023 afër marketit “Melis”, që gjendet në fshatin Gllamnik të Podujevës, i pandehuri Orges Zhugolli kishte privuar nga jeta tani të ndjerin A.Zh., për shkak të një konflikti që kanë pasur në komunikacion.

Tags: Gjykata SupremegllamnikPodujeveTeve1vrasja
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rezolutë e ashpër e Parlamentit Evropian ndaj Serbisë: Kërkohen hetime për dhunën dhe korrupsionin

PE miraton raportin për Kosovën, thirrje që aplikimi për anëtarësim të marrë përgjigje të “bazuar në merita”

Osmani: Takim pozitiv me Antonio Costa, Kosova drejt BE-së përmes Planit të Rritjes dhe statusit të kandidatit

Osmani: Takim pozitiv me Antonio Costa, Kosova drejt BE-së përmes Planit të Rritjes dhe statusit të kandidatit

Takimi Kurti-Costa, Qeveria: Kosova, e gatshme për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Takimi Kurti-Costa, Qeveria: Kosova, e gatshme për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Çitaku takohet me Costan, diskutohet rruga e Kosovës drejt BE-së dhe sfidat e shtetndërtimit

Çitaku takohet me Costan, diskutohet rruga e Kosovës drejt BE-së dhe sfidat e shtetndërtimit

Rezolutë e ashpër e Parlamentit Evropian ndaj Serbisë: Kërkohen hetime për dhunën dhe korrupsionin

PE miraton raportin për Kosovën, thirrje që aplikimi për anëtarësim të marrë përgjigje të “bazuar në merita”

Trump komenton telefonatën me Netanyahun: Isha i shqetësuar nga lufta e tij e vazhdueshme me Libanin

Trump komenton telefonatën me Netanyahun: Isha i shqetësuar nga lufta e tij e vazhdueshme me Libanin

Xhaka mbetet te Zvicra edhe pas Botërorit

Xhaka dëshiron të bëhet kampion bote me Zvicrën

Osmani: Takim pozitiv me Antonio Costa, Kosova drejt BE-së përmes Planit të Rritjes dhe statusit të kandidatit

Osmani: Takim pozitiv me Antonio Costa, Kosova drejt BE-së përmes Planit të Rritjes dhe statusit të kandidatit

“Dardanët” vazhdojnë përgatitjet për Andorrën

“Dardanët” vazhdojnë përgatitjet për Andorrën

Rama: Pas verifikimeve të SPAK-ut, investitorët e huaj janë pronarë të tokës në Zvërnec

Rama: Pas verifikimeve të SPAK-ut, investitorët e huaj janë pronarë të tokës në Zvërnec

Dardanët vazhdojnë përgatitjet për miqësoren ndaj Andorrës

Dardanët vazhdojnë përgatitjet për miqësoren ndaj Andorrës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën