TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PE-ja pritet të votojë raportin për Kosovën

by tëvë1
3 muaj ago
1
A A
PE-ja pritet të votojë raportin për Kosovën

Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian pritet të votojë të mërkurën raportin për Kosovën, në të cilin shprehet keqardhje për pasojat e ngërçit politik dhe vonesat në proceset reformuese të vendit.

Raporti, i hartuar nga eurodeputeti Riho Terras, vlerëson se Kosova ka humbur një vit të rëndësishëm për shkak të bllokadës politike, ndërsa paralajmëron se edhe muajt në vijim mund të ndikohen nga procesi zgjedhor.

Dokumenti thekson se kjo situatë mund të rrezikojë zbatimin në kohë të reformave dhe përfitimin e plotë nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian.

Në raport mbështetet aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat dhe u bëhet thirrje shteteve anëtare të BE-së që të avancojnë procedurat përkatëse.

Gjithashtu përshëndetet vendimi për heqjen e masave ndaj Kosovës, të cilat cilësohen si të pajustifikuara dhe me ndikim negativ në shoqërinë kosovare.

Dokumenti riafirmon rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosova dhe Serbia si pjesë e procesit integrues evropian. Po ashtu, kërkohet që përgjegjësit e sulmit terrorist në Banjska të dalin para drejtësisë, duke shprehur shqetësim për mungesën e procedimeve penale ndaj Milan Radoiçiqit.

Raporti konsiderohet një mesazh i rëndësishëm politik për perspektivën evropiane të Kosovës dhe për nevojën e vazhdimit të reformave në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian./RTK/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Humolli për vendimin e Hagës: Është e vështirë të pritet drejtësi nga një gjykatë politike

Humolli për vendimin e Hagës: Është e vështirë të pritet drejtësi nga një gjykatë politike

Prenkaj për tërheqjen e Sejdiut: Emri i tij u keqpërdor nga partitë politike

Prenkaj për tërheqjen e Sejdiut: Emri i tij u keqpërdor nga partitë politike

Kulla tregon rolin e Pacollit në përpjekjet për t’i ndihmuar ish-krerët e UÇK-së

Kulla tregon rolin e Pacollit në përpjekjet për t’i ndihmuar ish-krerët e UÇK-së

LVV reagon pas tërheqjes së Sejdiut nga kandidatura për president

“Info Nata”- 14.09.2026

“Info Nata”- 14.09.2026

Padia kundër OpenAI për vjedhje të “sekreteve tregtare”

OpenAI po mendon të vendosë “frena” në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale

Kulla tregon rolin e Pacollit në përpjekjet për t’i ndihmuar ish-krerët e UÇK-së

Kulla tregon rolin e Pacollit në përpjekjet për t’i ndihmuar ish-krerët e UÇK-së

LVV reagon pas tërheqjes së Sejdiut nga kandidatura për president

LVV reagon pas tërheqjes së Sejdiut nga kandidatura për president

Kulla para aktgjykimit në Hagë: Ajo që nisi me padrejtësi, mund të përfundojë me padrejtësi

Kulla para aktgjykimit në Hagë: Ajo që nisi me padrejtësi, mund të përfundojë me padrejtësi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën