TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Kosovën jemi të interesuar ta çojmë në NATO në këtë mandat” – Isufi shpalos 3 shtyllat e programit

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
“Kosovën jemi të interesuar ta çojmë në NATO në këtë mandat” – Isufi shpalos 3 shtyllat e programit

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka prezantuar programin zgjedhor të partisë së tij gjatë një paraqitjeje në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Isufi tha se AAK-ja ka hyrë në fushatë me një program të hartuar nga ekspertë dhe të mbështetur në përvojën qeverisëse që partia ka pasur ndër vite.

“Ne kemi ardhur që t’u tregojmë qytetarëve se në fushatë shpalosen programet politike dhe ajo çfarë u ofrohet qytetarëve në mandatin që partitë pretendojnë ta marrin. Ne kemi një program të përgatitur nga ekspertët dhe kemi dhënë orientimet tona të qarta politike për mënyrën se si do të qeverisim”, tha Isufi.

Ai vlerësoi gjithashtu kandidatin e AAK-së për kryeministër, Ardian Gjinin, duke thënë se ai ka përvojë të gjatë institucionale dhe politike.

“Tani kemi edhe kandidatin për kryeministër, z. Ardian Gjini, i cili ka treguar që nga fillimi një eksperiencë të jashtëzakonshme profesionale dhe politike. Ai e njeh funksionimin e shtetit, ka qenë pjesë e proceseve të rëndësishme politike dhe ka shërbyer edhe si ministër në Qeverinë e Kosovës”, u shpreh Isufi.

Sipas tij, qytetarët kanë nevojë për zgjidhje konkrete dhe jo vetëm për premtime politike.

“Kur pretendojmë të jemi pjesë e qeverisë së Kosovës, mendojmë se duhet t’i japim qytetarëve atë që është në dobi të tyre dhe jo vetëm të merremi me fjalë”, shtoi ai.

Duke folur për programin zgjedhor, Isufi theksoi se AAK-ja e ka ndërtuar atë mbi tri shtylla kryesore: sigurinë, energjinë dhe zhvillimin ekonomik.

“Kur kemi përgatitur programin, kemi krijuar tri shtylla kryesore. E para është siguria e vendit, sepse pa siguri asgjë nuk funksionon. Pikërisht edhe slogani i AAK-së është ‘Siguri, Energji dhe Zhvillim’”, deklaroi ai.

Isufi tha se Kosova duhet të forcojë partneritetin me NATO-n dhe të synojë anëtarësimin në aleancën ushtarake.

“Ne duam që të jemi partnerë të NATO-s dhe pjesë e NATO-s, jo vetëm për të pasur më shumë siguri në Kosovë, por edhe për të kontribuar në sigurinë e rajonit. Synimi ynë është që në të ardhmen Forca e Sigurisë së Kosovës të marrë pjesë edhe në misione ndërkombëtare”, përfundoi Isufi.

Tags: AAKAhmet IsufiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shkodra: Veprimet e partive opozitare do ta shtyjnë Kurtin ta formojë Qeverinë i vetëm

Shkodra: Veprimet e partive opozitare do ta shtyjnë Kurtin ta formojë Qeverinë i vetëm

Gashi: Disa grupe brenda LDK-së e duan Abdixhikun president për ta liruar postin e kryetarit

Gashi: Disa grupe brenda LDK-së e duan Abdixhikun president për ta liruar postin e kryetarit

Iu gjet marihuanë në veturë, arrestohet një shtetas shqiptar në Vërmicë

Policia arreston një 21-vjeçar për tri vjedhje të rënda në Kaçanik

Gjendet i vdekur një person në Prizren, në vendngjarje konfiskohet një armë

Arrestohet 65-vjeçari për kanosje me armë zjarri në Brezovicë

“Këndi i Debatit” 05.08.2026

“Këndi i Debatit” 05.08.2026

Iu gjet marihuanë në veturë, arrestohet një shtetas shqiptar në Vërmicë

Policia arreston një 21-vjeçar për tri vjedhje të rënda në Kaçanik

BE hap hetim ndaj Snapchat-it për shkelje të rregullave të sigurisë së fëmijëve dhe privatësisë!

Snapchat ndryshon rregullat për videot me inteligjencë artificiale

Gjendet i vdekur një person në Prizren, në vendngjarje konfiskohet një armë

Arrestohet 65-vjeçari për kanosje me armë zjarri në Brezovicë

Bajraktari sqaron rrjedhjen e afateve kushtetuese për Qeverinë e presidentin pas konstituimit të Kuvendit

Bajraktari sqaron rrjedhjen e afateve kushtetuese për Qeverinë e presidentin pas konstituimit të Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën