TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kulla për Zvërnecin: Mënyra si po zhvillohet projekti po ngjall reagime

by Tëvë1
57 minuta ago
1
A A
Kulla për Zvërnecin: Mënyra si po zhvillohet projekti po ngjall reagime

Eksperti i çështjeve politike, Ilir Kulla, në emisionin “Matrix” në Tëvë1, në moderim të Mehmet Kalisi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, duke vlerësuar se për herë të parë po vërehet një shumicë qytetarësh që nuk identifikohen me asnjërën nga partitë kryesore politike.

Sipas tij, kjo situatë është një sinjal pozitiv për demokracinë, pasi tregon rritjen e pakënaqësisë ndaj klasës politike tradicionale.

“Ajo që po ndodh në Shqipëri sot është interesante, sepse për herë të parë ka një shumicë në shesh e cila është kundër partive. Ky është një lajm i mirë. Rizgjedhja e Sali Berishës pa një garë reale tregon se sa shumë ka rënë dhe është devalvuar partia tradicionale në Shqipëri. Partitë janë bërë me pronarë, por ka një shumicë njerëzish që nuk janë më me asnjërën palë”, ka thënë Kulla.

Ai ka folur edhe për debatet që lidhen me projektin në Zvërnec, duke thënë se nuk është hera e parë që në atë zonë zhvillohen investime të mëdha.

Sipas Kullës, bëhet fjalë për një investim elitar, ku pronarët e tokave kanë hyrë në bashkëpunim me investitorë të huaj, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e financimit vjen nga vëllezërit Koray nga Katari.

Megjithatë, ai ka theksuar se problemi kryesor nuk është vetë investimi, por mënyra se si po realizohet ai.

“Nuk ka rëndësi vetëm çfarë po ndodh atje, por si po ndodh. Ajo shprehje arrogance, kur anashkalohen institucionet shtetërore dhe protestuesit përballen me ndërhyrje të policisë private, krijon shqetësime. Projektet që kanë pak transparencë sjellin shumë ngarkesë dhe dyshime”, ka deklaruar ai.

Kulla përmendi edhe Aeroportin e Vlorës si një nga projektet që ka shkaktuar debat publik, duke theksuar se bëhet fjalë për asete me rëndësi kombëtare, të cilat kërkojnë transparencë maksimale.

“Unë mendoj që investimet e tilla janë të mira dhe të nevojshme, por pikërisht për këtë arsye duhet të jenë sa më transparente”, ka përfunduar Kulla./teve1.info/

Tags: Ilir KullaMATRIXShqiperiTeve1Zvërnec
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hamza në Malishevë: Rritje 50% e pagave e pensioneve, asnjë pension nën 300 euro

Hamza në Malishevë: Rritje 50% e pagave e pensioneve, asnjë pension nën 300 euro

Maturantët mund të aplikojnë online për provim, por cilat janë risit e ligjit të ri për testin e maturës?

Maturantët mund të aplikojnë online për provim, por cilat janë risit e ligjit të ri për testin e maturës?

Këto janë ngjarjet e ditës së sotme

10 euro hyrja në qendër – Prishtina gati taksat për vetura e bizneset

Zhvillohen dy operacione antidrogë – Tëvë1 sjell pamje ekskluzive, sekuestrohen mbi 25 kg marihuanë dhe arrestohen tre të dyshuar

Zhvillohen dy operacione antidrogë – Tëvë1 sjell pamje ekskluzive, sekuestrohen mbi 25 kg marihuanë dhe arrestohen tre të dyshuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën