TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zhvillohen dy operacione antidrogë – Tëvë1 sjell pamje ekskluzive, sekuestrohen mbi 25 kg marihuanë dhe arrestohen tre të dyshuar

Këtë të hënë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë ka zhvilluar dy aksione antidrogë. Në njëren prej tyre u konfiskuan mbi 25 kilogram marihuana dhe u arrestuan tre të dyshuar.

by Adea Mustafaj
2 orë ago
0 0
A A

Janë plot 24 pako.

E këto dyshohet se janë të mbushura me mbi 25 kilogram substancë narkotike të llojit marihuanë.

Krejt këto, ranë në duart e Policisë së Kosovës, pas një aksioni të hënën.

Por, si arriti operacioni i koduar “Kontrolli” nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, të binte në gjurmët e narkotikëve?

Fillimisht, veturat që po i transportonin, u identifikuan në pikë kalimin kufitar në Vërmicë.

Por këto, nuk u ndaluan menjëherë.

Të njëjtët, u përcolllën deri në Veriun e Kosovës.

Detaje se si rrodhi i gjithë aksioni, për Tëvë1, dha Drejtori i Anti-drogës në Policinë e Kosovës, Reshat Murseli.

“Në Zveçan është kontrolluar vetura. Gjatë kontrollit në brendësi të veturës në vendet e kamufluara kemi gjetur 24 paketime me përmbajtje të drogës marihuanë. Dy personat që kanë qenë në veturë një shtetas serb dhe një shtetas malazes janë arrestuar. Dhe vetura automjeti BMË gjithashtu është konfiskuar. Më pas është kontrolluar edhe një automjet në Jarinë i cili ka qenë në bashkëpunim me veturen tjetër dhe aty një person i nacionalitetit malazes edhe ai është arrestuar”, ka thënë Murseli.

Sipas Murselit, kjo sasi e drogës nuk ishte e destinuar për Kosovë.

“Vendi i origjines të kësaj droge dyshohet të jetë Shqipëria, ndërsa Kosova është përdorur si vend transit dhe vendi i parë që ka pas të shkoj dyshohet të jetë Serbia.  Pastaj sigurisht ose në tregun e Serbisë ose në vende të tjera”, u shpreh Murseli.

E këtë të hënë aksion u zhvillua edhe në rajonin e Pejës.

“Kemi të bëjm me droga sintetike po ashtu kemi pranuar një informacion nga posta doganore për një dergesë të dyshuar. Ne kemi marr të gjitha veprimet e nevojshme si Drejtori e Antidrogës. Kemi indentifikuar lokacionin në regjionin e Pejës, kemi indentifikuar edhe personin e dyshuar të mundësh i cili e ka pranuar dergesen apo thjeshtë është porositësi i asaj dërgese. Është arrestuar personi në vendin e ngjarjes”, theksoj Murseli.

Por cilat janë metodat më të shpeshta që po përdoren për transportim?

“Bazuar në këtë rastin e fundit e cila gjason me një rast të vitit të kaluar ku personat përdorin kryesisht automjete të vogla, krijojnë ambiente të përshtatshme mbrenda automjetit për transportim në sasi të ngjajshme 20 deri 30 kg. Po kemi pas gjatë këtij viti në fillim të vitit edhe një rast ku një sasi mbi 80kg e  marihuanës kishte distinacion poashtu Serbin është trasmetuar me automjet kamion apo transport i mallrave”, përfundoj Murseli.

Sipas të parit të Anti-drogës në vend, krahasuar me pesë mujorin e parë të vitit 2025 me atë të këtij viti, është rritur sasia e konfiskimit të llojeve të drogave.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Subvencionime dhe grante për bujqësi 350 milionë euro për 150 mijë fermerë

Kurti: Subvencionime dhe grante për bujqësi 350 milionë euro për 150 mijë fermerë

Një pjesë e qendrës së Prishtinës ka mbetur që shtatë orë pa rrymë

Një pjesë e qendrës së Prishtinës ka mbetur që shtatë orë pa rrymë

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohet një person në Pejë për manipulim me prova dhe armëmbajtje pa leje

Hamza në Malishevë: Rritje 50% e pagave e pensioneve, asnjë pension nën 300 euro

Hamza në Malishevë: Rritje 50% e pagave e pensioneve, asnjë pension nën 300 euro

Emisioni “Info Nata” 01.06.2026

Trump i mohon raportimet se bisedimet me Iranin janë ndërprerë

Trump i mohon raportimet se bisedimet me Iranin janë ndërprerë

Hamza në Malishevë: Rritje 50% e pagave e pensioneve, asnjë pension nën 300 euro

Hamza në Malishevë: Rritje 50% e pagave e pensioneve, asnjë pension nën 300 euro

Besa Zeqiri flet për raportin me motrën e saj, Dafinën!

Besa Zeqiri flet për raportin me motrën e saj, Dafinën!

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën