Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar prezantimin e programit të tij qeverisës në takimet me qytetarë në komuna të ndryshme të vendit.
Gjatë aktiviteteve të mbajtura në Suharekë dhe Lipjan, Abdixhiku ka vënë theksin te masat që synojnë lehtësimin e barrës financiare për familjet, duke premtuar ndërhyrje në çmimet e produkteve bazike.
Ai është zotuar se një qeveri e udhëhequr nga LDK-ja do të angazhohet për largimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për produktet esenciale të konsumit, përfshirë miellin, vajin, sheqerin dhe bukën.
Sipas Abdixhikut, përveç heqjes së TVSh-së për këto produkte, do të ndërmerren politika që synojnë zbutjen e rritjes së kostos së jetesës dhe përmirësimin e fuqisë blerëse të qytetarëve.




