Nëntë refugjatë sirianë nga e njëjta familje, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë të shtunën në një sulm ajror izraelit që synonte një shtëpi banimi në Libanin jugor, sipas autoriteteve libaneze.
Agjencia shtetërore libaneze e lajmeve NNA raportoi se avionët luftarakë izraelitë goditën një shtëpi të banuar nga civilë në qytetin Adloun, pranë qytetit jugor të Sidonit.
Ndërkohë, ushtria izraelite njoftoi të dielën se kishte nisur një ofensivë “në shkallë të gjerë” në zonën Beaufort Ridge dhe Ëadi al-Salouqi në Libanin jugor.
Ofensiva filloi “disa ditë më parë, me forca të mëdha tokësore”, tha zëdhënësja e ushtrisë, Ella Ëaëeya, në kompaninë amerikane të mediave sociale X.
Ushtria izraelite ka “kaluar lumin Litani dhe ka zgjeruar sulmet e saj kundër Hezbollahut në veri të lumit”, pohoi ajo, duke shtuar se “operacionet po zgjerohen në zona të tjera”.
Waweya tha se forcat izraelite po veprojnë “në afërsi të (qytetit të) Nabatieh”, të cilin ajo e quajti “një nga fortesat kryesore të Hezbollahut në Libanin jugor” dhe se ata janë “të gatshëm të zgjerojnë sulmin sipas nevojës”.
Nga ana e tij, Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi në X se ushtria “kaloi lumin Litani dhe pushtoi kreshtën Beaufort” si pjesë e ofensivës së zgjeruar.
Ende nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga Libani ndaj pretendimit izraelit.
Të shtunën, një burim i lartë ushtarak libanez i ka thënë agjencisë Anadolu se ushtria izraelite kishte përparuar në fshatrat e vendosura në veri të lumit Litani dhe kishte arritur në periferi të Nabatieh në Libanin jugor.
Izraeli ka vazhduar sulmet ndaj Libanit pavarësisht një armëpushimi që hyri në fuqi më 17 prill dhe u zgjat për 45 ditë duke filluar nga 17 maji pas bisedimeve indirekte të ndërmjetësuara nga SHBA-të.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë libaneze, sulmet izraelite që nga 2 marsi kanë vrarë mbi 3,370 njerëz në të gjithë vendin.









