TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Padia për gjenocid, Kurti: 236 mijë faqe të dokumenteve të gatshme në Institutin e Krimeve të Luftës

Premtimet disa vjeçare, edhe në këto palë zgjedhje vazhdojnë të jehojnë. Padia për gjenocid ndaj Serbisë është njëra prej tyre. Nuk ka detaje për punën në përgatitjen e saj, ndërkohë që vazhdon skepticizmi për realizimin e saj.

by Florijeta Dernjani
2 orë ago
0 0
A A

236 mijë dokumente të tilla, janë dorëzuar në Institutin për Krime të Luftës.

Kjo sasi e dokumenteve që vërtetojnë krimet serbe të kryera në Kosovë, është dorëzuar nga Shoqata e Familjarëve të Zhdukur.

Por, kjo nuk është e tëra.

“236 mijë faqe, 34 mijë foto të krimeve të luftës, diku 300 orë më duket se janë film të luftës, por janë edhe 5 mijë kaseta pa u digjitalizu”, thotë Ahmet Grajqevci nga Shoqata e Familjarëve të Zhdukur.

E gjithë këto dokumente, mund të përdoren për hartimin e padisë për gjenocid ndaj Serbisë.

Megjithatë, sipas Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës, kjo është përgjegjësi e institucioneve të tjera.

“Sipas raporteve të punës së IKKL-së, gjatë kësaj periudhe janë grumbulluar mbi 405 metra lineare materiale arkivore fizike dhe mbi 21 terabytes materiale arkivore digjitale, nga burime të ndryshme dhe që lidhen me dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë. IKKL bashkëpunon vazhdimisht me institucione vendore dhe ndërkombëtare, organizata, arkiva, studiues dhe mekanizma të ndryshëm që ndërlidhen me dokumentimin e krimeve të luftës, drejtësinë tranzicionale dhe memorializimin. Megjithatë, sa i përket çështjes specifike të padisë për gjenocid, kjo bie në kompetencë të institucioneve tjera shtetërore përgjegjëse për përfaqësim juridik ndërkombëtar”, thuhet nga Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës.

Padia për gjenocid ndaj Serbisë, është ripërsëritur sërish nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që ka deklaruar se janë në përgatitje të saj.

Për këtë çështje, Televizioni ka tentuar të marrë informacione nga Ministria për Vlerat e Luftës, mirëpo nuk ka pranuar përgjigje.

E për hartimin e padisë, Grajqevci ka skepticizëm.

“Nëpër fushata e kanë përdorur padinë për gjenocid e ngritjen e lapidarëve historikë, por më vonë nuk janë realizuar asnjëherë. Këtu jam skeptik, se për t’u përgatitur një padi për gjenocid don kohë dhe maturi, dhe don mjeshtëri për me punu, se jo që s’kem fakte e materiale. Të gjitha i kemi”.

Në rrafshin juridik, ushtrimi i kësaj padie vazhdon të cilësohet problematike.

“Ne me mbledhë prova, me formu komision me jurist më eminentë edhe m’u përgatitë. Në momentin që na jepet e drejta apo mundësia që të paraqesim padi, të jemi të gatshëm edhe ta ushtrojmë padinë. Andaj, unë mendoj se këta e kanë vetëm për konsum politik edhe patriotik sepse është e pamundur aktualisht që të ushtrohet kjo padi pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, thotë avokati Hasan Shala.

Premtimi për padinë për gjenocid ndaj Serbisë, Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë qysh në zgjedhjet e vitit 2019.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ejupi: Aleanca u reformua në momentin e duhur, po hap kapitull të ri

Ejupi: Aleanca u reformua në momentin e duhur, po hap kapitull të ri

Arifi: Aleanca e ka përfunduar trendin e rënies, do të ketë ngritje më 7 qershor

Arifi: Aleanca e ka përfunduar trendin e rënies, do të ketë ngritje më 7 qershor

Kryediplomati shqiptar Ferit Hoxha nesër viziton Kosovën

Kryediplomati shqiptar Ferit Hoxha nesër viziton Kosovën

A do duhej që diaspora ta kishte një përfaqësues në Kuvend?

PSG shpallet kampion i Ligës së Kampionëve pas dramës së penalltive ndaj Arsenalit në Budapest

PSG shpallet kampion i Ligës së Kampionëve pas dramës së penalltive ndaj Arsenalit në Budapest

Emisioni “Këndi i Debatit” 30.05.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 30.05.2026

Banorët protestojnë kundër ndërtimit të një resorti në zonën e mbrojtur të Zvërnecit

Banorët protestojnë kundër ndërtimit të një resorti në zonën e mbrojtur të Zvërnecit

Kryediplomati shqiptar Ferit Hoxha nesër viziton Kosovën

Kryediplomati shqiptar Ferit Hoxha nesër viziton Kosovën

A do duhej që diaspora ta kishte një përfaqësues në Kuvend?

A do duhej që diaspora ta kishte një përfaqësues në Kuvend?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën