TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

LDK prezanton kandidatet për deputete, Abdixhiku premton fuqizim ekonomik për gratë

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
LDK prezanton kandidatet për deputete, Abdixhiku premton fuqizim ekonomik për gratë

Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka prezantuar sot kandidatet për deputete të kësaj partie, duke theksuar rolin e grave në politikë, ekonomi dhe vendimmarrje.

Në këtë aktivitet, kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, tha se gratë në Kosovë nuk kanë nevojë për mëshirë apo premtime boshe, por për mundësi konkrete që t’i zhvillojnë potencialet e tyre.

Ajo kritikoi qasjen e pushtetit aktual ndaj grave, duke thënë se ato po trajtohen si përfituese të ndihmave dhe jo si faktor kyç i zhvillimit të vendit.

“Gruaja e Kosovës nuk ka nevojë për mëshirë. Gruaja e Kosovës nuk ka nevojë për lëmoshë. Gruaja e Kosovës nuk ka nevojë për premtime boshe. Gruaja e Kosovës ka nevojë për mundësi. Ka nevojë për punë para së gjithash. Ka nevojë për pagë dinjitoze. Ka nevojë për çerdhe e për shkolla me mësim të ditur që ajo të mos mbetet peng i shtëpisë dhe i detyrave të shtëpisë e fëmijëve. Ne nuk duam që vajzat tona të jenë të papuna. Ne duam që vajzat tona të hapin biznese. Ne duam që vajzat tona të bëhen mjeke, profesoresha, inxhiniere, sipërmarrëse, udhëheqëse. Ne nuk duam që gratë të mbesin të mbyllura në shtëpi. Ne duam dhe angazhohemi që t’i shohim ato në vendet e punës, në institucione, në ndërmarrje dhe para së gjithash në pozita vendimmarrëse”, u shpreh ajo.

Lushaku-Sadriu tha se platforma e LDK-së për gratë është e fokusuar në punësim dhe fuqizim ekonomik, duke shtuar se gratë nuk duhet të detyrohen të zgjedhin mes familjes dhe karrierës.

Ajo tha se “Gruaja nuk duhet të zgjedhë mes familjes e mes karrierës, ajo duhet t’i ketë paralelisht të dyja.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, tha se Kosova nuk mund të pranojë faktin që një pjesë e madhe e grave mbeten jashtë tregut të punës.

Ai tha se LDK-ja ka paraparë investime prej një miliard eurosh për krijimin e mundësive të reja ekonomike dhe rritjen e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës.

“Flasim për vajzat e Kosovës sepse si pjesë e kësaj shoqërie ku po i rrisim edhe vajzat tona, nuk mund të pranojmë idenë që 65 për qind e grave në Kosovë janë joaktive. Renditemi me nivelin më të ulët e më të prapambetur në botë dhe nuk dua Kosova ime, s’duan vajzat e mia, t’u takojë vajzave tona kjo gjendje. Nuk mund të pranojmë idenë e vajzave të reja që diskriminohen në punësim, varësisht nga planifikimi i martesës apo krijimit të familjes. Prandaj kemi paraparë shtimin e Inspektoratit të Punës nga 40 inspektorë sa janë sot në 400 të tjerë, që asnjë vajzë e re të mos diskriminohet në vendin e punës. Do të bëjmë njësinë e veçantë të mbrojtjes policore, e cila do të ketë një detyrë të vetme, të trajtojë çdo rast të mundshëm para se të ndodhë dhuna ndaj gruas”, u shpreh ai.

Duke folur për përfaqësimin e grave në strukturat e partisë, Abdixhiku tha se në listën e ardhshme të LDK-së për deputetë do të jenë 38 gra, ndërsa përmendi edhe komunat ku gratë përfaqësohen në mënyrë të barabartë ose shumicë në kandidaturat lokale.

“Jam i lumtur që Dragashi na ka tejkaluar. Dy nga dy kandidatët janë gra, 100%. Jam i lumtur që në Viti dy nga tre kandidatët janë gra. Në Kamenicë janë dy nga katër kandidatët janë gra, në Podujevë dy nga katër kandidatët janë gra, në Novobërdë po ashtu synojmë 50/50. Dhe po ashtu shtimi i Hanit të Elezit sikurse Dragash, përfaqësimi i gruas është 100%. Dhe tani, pra, ato që kemi menduar kohë më parë, këto ndryshime tani janë krejtësisht të zakonshme për ne. Dhe meqenëse i kemi këto ndryshime brenda, është koha të rrisim aktivizimin e madh jashtë”, tha ajo.

Ai shtoi se përparësia e listës së LDK-së do t’i jepet grave që, sipas tij, përfaqësojnë modelin e suksesit dhe të përkushtimit në shoqëri.

Kandidatja për Presidente nga LDK, Vjosa Osmani tha se fuqizimi i grave lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin e familjes, shoqërisë dhe shtetit, duke ftuar gratë dhe vajzat që të vazhdojnë angazhimin e tyre për ndërtimin e një Kosove më të drejtë dhe më të barabartë.

“Kur gratë bëhen bashkë, jo për veten e tyre, por për njëra-tjetrën, për familjet e tyre, për shoqërinë tonë dhe për të ardhmen e vendit tonë, atëherë ajo nuk është thjesht një përpjekje individuale, ajo bëhet solidaritet në veprim, forcë në organizim dhe ndryshim i domosdoshëm në shoqëri. Sot ne nuk po prezantojmë thjesht një listë me kandidate për deputete, po prezantojmë histori suksesi në secilën prej tyre. Po prezantojmë guxim të jashtëzakonshëm në secilën prej tyre. Po prezantojmë një përkushtim maksimal në secilën prej tyre. Po prezantojmë fytyrën e së ardhmes e cila po troket në derën e Kosovës. Nuk mund të ndërtojmë politika të mira pa zërin e grave, nuk mund të marrim vendime të drejta pa përvojën e grave, nuk mund të ndërtojmë shtet të fortë pa udhëheqjen e grave”, u shpreh ajo.

Osmani vlerësoi kontributin e grave në fusha të ndryshme të jetës publike. Ajo foli edhe për sfidat me të cilat përballen gratë në jetën publike, veçanërisht në mbrojtjen e së vërtetës dhe luftimin e dezinformimit.

“Në një kohë kur propaganda, shpifja dhe dezinformimi përpiqen ta helmojnë debatin publik dhe të njollosin çdo grua të ndershme të kësaj shoqërie, ne kemi përgjegjësinë më të lartë morale e kombëtare që të qëndrojmë bashkë, të solidarizohemi me njëra-tjetrën dhe të mos lejojmë kurrë që zëri i grave të heshtet nga sulmet apo padrejtësitë”, theksoi ajo.

Në fund të aktivitetit u prezantuan kandidatet për deputete të kësaj partie.

Tags: Fushata zgjedhoreLDKLumir AbdixhikuTeve1zgjedhjet parlamentare
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zeka: Gazi nga SHBA-ja, vendimtar për sigurinë kombëtare të Kosovës

Zeka: Gazi nga SHBA-ja, vendimtar për sigurinë kombëtare të Kosovës

Abdixhiku nga Klina: Qytetarët meritojnë zhvillim, paga më të larta dhe më shumë mundësi për të rinjtë

Abdixhiku nga Klina: Qytetarët meritojnë zhvillim, paga më të larta dhe më shumë mundësi për të rinjtë

Dy majorë të FSK-së i bashkohen Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese si oficerë ndërlidhës

Dy majorë të FSK-së i bashkohen Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese si oficerë ndërlidhës

AUV u bën thirrje fermerëve për kujdes pas shpërthimit të sëmundjes së dhive në Shqipëri

Konfirmohet sëmundja e lisë së deleve/dhive, AUV vendos masa urgjente në gjithë vendin

Inteligjenca artificiale në klasë: Ndihmë apo pengesë?

Inteligjenca artificiale në klasë: Ndihmë apo pengesë?

Kurti përkujton dëshmorët Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj: Lavdi të përjetshme

Kurti përkujton dëshmorët Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj: Lavdi të përjetshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën